Basha Koncerti festiv “Rock the Block” mbërthen të rinjtë në Bllok m Rama me mbledhje rinie
09/12/2011 Dita Kombëtare e Rinisë/ Aktivitete festive nga Bashkia e Tiranës
Dita Kombëtare Rinisë pushton zonën e ish-Bllokut, ku qindra të rinj i janë bashkuar koncertit festiv “Rock the Block”, organizuar nga Bashkia e Tiranës. Të mbledhur përbri ish-vilës së diktatorit Enver Hoxha, të rinjtë e kryeqytetit si dhe të ardhurit nga rrethet kanë festuar së bashku me kryebashkiakun Lulzim Basha në nderim të studentëve të dhjetorit 1990, por dhe në formë proteste ndaj atyre që izoluan Shqipërinë dhe shqiptarët. Në këtë aktivitet festiv kanë performur në itinerare të ndryshme kohore DJ-të më të mirë të këtyre rrymave. Atmosfera ka qenë spektakolare, pasi të rinjtë kishin mundësi të zgjidhnin vendin ku luhej muzika që pëlqenin. E cilësuar si “Nata e rinisë”, pasditja e djeshme u shoqërua me një sërë aktivitetesh të tjera, ku spikatën edhe tendencat e fundit të modës. Ndonëse temperaturat ishin të ulëta, ky fakt nuk i ka penguar organizatorët e “Natës së rinisë” të organizojnë një sfilatë me modele të mirënjohura. Në sfilatë u prezantua tendenca më e fundit e modës rinore. Tapeti i kuq dhe dekori me lule të bardha e kthyen rrugën pedonale të ish-Bllokut në një pasarelë të vërtetë. Organizatorët kishin menduar që pas çdo performance të DJ-ve, e cila zgjaste nga 45 minuta deri në 1 orëm, të zhvillohej një sfilatë me koleksione të ndryshme dimërore. Pas festimeve të organizuara deri në orët e mesnatës në rrugët pranë ish-Bllokut të rinjtë u janë bashkuar lokaleve të ish-Bllokut, të cilat janë lejuar që të qëndrojnë të hapura edhe pas orarit të përcaktuar. Megjithatë, organizatorët e këtyre minifestave, për të mos krijuar probleme me rendin dhe qetësinë, janë kujdesur që të rinjtë të mos konsumonin shumë alkool.
Dita Kombëtare e Rinisë
Rama organizon takim me intelektualë që mbështesin PS-në
Partia Socialiste me rastin e Ditës Kombëtare të Rinisë organizoi një takim me intelektualë. Gjatë fjalës së tij kreu socialist Rama, duke u nisur pikërisht në vendin ku po organizohej ky takim, në sallën e Akademisë së Arteve, u shpreh: “Këtu u ngjiz fryma antiparti në dhjetor 1990. Nga kjo sallë u kërkua rishikimi i pozicionit të Enverit dhe lirimi i të burgosurve politikë.” Sipas tij, studentët e vitit 1990 i dhanë mundësinë çdo individi të thoshte të vërtetën, pasi refleksionet ishin hapësira e individit dhe jo e turmës.”
Njëkohësisht kryetari i PS-së lëshoi një sërë kritikash ndaj kryeministrit Berisha. “Nuk ekziston më ajo parti që Saliu na thoshte ‘është partia juaj’, ai tani thotë ‘është partia ime’”. Në këtë takim, i cili u transmetua në televizione përmes një regjie qendrore, morën pjesë deputetë e përfaqësues të shoqërisë civile që mbështesin këtë forcë politike.