Gjendet një trup i pajetë, dyshohet të jetë marinar turk
09/12/2011 Në ujërat e Adriatikut, nga anija “Rexhina 1”. Zbulohet dhe një kufomë tjetër në Vlorë
DURRËS-Trupi i pajetë i një personi është gjetur mbrëmjen e djeshme në ujërat e detit Adriatik. Nga ekspertiza mësohet se kufoma e seksit mashkull, i përket moshës 30-40 vjeç, me trup të mesëm dhe flokë të zinj.
Marinarët
Nga hetimet paraprake dyshohet se kufoma mund të jetë njëri nga marinarët turq që humbën jetën nga mbytja e anijes ‘Rexhina 1’ pak javë më parë. Kanë qenë peshkatarët e Durrësit, të cilët pikasën trupin e pajetë, të zhveshur në det dhe e kanë mbajtur aty deri në mbërritjen e policisë kufitare. Këto të fundit kanë nxjerrë trupin në Bisht Pallë, ndërkohë që do jetë ekspertiza ligjore ajo që do përcaktojë shkaqet e vdekjes dhe ndërkohë grupi hetimit po merret me identifikimin e tij. Ky është rasti i dytë i gjetjes së një trupi të pajetë brenda 48 orësh në Durrës. Jo më larg se dy ditë më parë u gjet në breg dhe një tjetër trup që dyshohet se i përket po një prej marinarëve. Deri tani janë gjetur 4 prej trupave, mes tyre dy në Kroaci. Ndërkohë që mungojnë dhe 4 të tjerë.
8 marinarë turq u mbytën pak javë më parë në ujërat e detit Adriatik kur një traget dhe anije u përplasën duke shënuar mbytjen e anijes “Rexhina” nga ku shpëtuan vetëm 2 anëtarë të ekuipazhit, i cili ishte i gjithi turk. Ndërkohë po dje në mbrëmje është gjetur një trup i pajetë në fshatin Gjorm të qytetit të Vlorës. Siç njoftohet nga burimet policore në Vlorë, viktima është identifikuar si 45-vjeçari Gazmir Lelaj. Burime zyrtare nga policia e Vlorës bëjnë me dije se trupi i 45-vjeçarit është gjetur pranë një transformatori të energjisë elektrike, ndërsa dyshohet se Lelaj ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.