Nipi i ish-kryeprokurorit, padit ministrinë
09/12/2011 Pas 43 vjetësh Xhemal Didi i hap gjyq Ministrisë së Mbrojtjes, i kërkon njohjen e 20 viteve të ushtrisë
Urdhri nr. 0267 i Beqir Ballukut që e liroi për shkak të lidhjes familjare me Spahiun
TIRANE-Nipi i ish-prokurorit të përgjithshëm Bedri Spahiu, Xhemal Didi pas 43 vjetësh ka paditur në gjykatën e Tiranës, urdhrin e ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes, Beqir Balluku, i cili e nxirrte Didin të lirë nga radhët e ushtrisë. Ish-ushtaraku me gradën e oficerit, i është drejtuar me një padi civile gjykatës së kryeqytetit, ku kërkon nga togat e zeza të detyrojnë Ministrinë e Mbrojtjes që të shfuqizojë urdhrin me nr. 0267 dhe të njohë 20 vitet e shërbyera në radhët e ushtrisë shqiptare. Sipas padisë me nr 16411 të depozituar në sekretarinë e gjykatës, bëhet fjalë se urdhri i mësipërm, është firmosur nga ish-ministri Beqir Balluku më 7 tetor 1968, periudhë kjo kur shënon dhe largimet e shumta në radhët e ushtrisë. Në padinë civile, Xhemal Didi sqaron largimi i tij nga ushtria nuk është bërë pa asnjë motivacion konkret si shkelje të moralit apo rregullave të ushtrisë, por thjesht se Didi ishte nipi i Prokurorit të Përgjithshëm Bedri Spahi, që në atë kohë ishte arrestuar me urdhër të Enver Hoxhës. Në fund të kërkesë padisë së tij, Xhemal Didi shton duke i kërkuar gjykatës që të urdhërojë Ministrinë e Mbrojtjes që t’i njohë vjetërsinë e shërbimit si oficer i Forcave të Armatosura të gjithë periudhën kohore nga data 01 janar 1948 dhe deri në plotësimin e moshës së daljes në pension. Nëpërmjet padisë Didi kërkon të plotësojë vitet e shërbimit në ushtri, gjë e cila do i sillte atij dhe të drejtën për të marrë pension si efektiv i Forcave të Armatosura të Shqipëri. Pritet që padia në fjalë të merret në shqyrtim nga gjyqtari Artur Gaxhi, i cili ka caktuar datën 19 janar 2012 për të hapur fillimin e këtij procesi gjyqësor. Mësohet se përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes do bëjnë kundërshtimet e tyre, lidhur me mosnjohjen e 20 viteve të shërbimit në ushtri të Didit. Momentalisht Didi është pjesë e radhëve të shoqatave të të përndjekurve politikë, që u mbyllën dhe u torturuan në burgje të ndryshme të Shqipërisë. Ndërkohë që daja i tij, Bedri Spahiu në atë kohë ish-Prokurori i Përgjithshëm kërkoi dënimin me vdekje për dhjetëra intelektualë në gjyqin special të vitit 1945, në gjyqin e deputetëve në vitin 1947, me bashkëpunëtor Koçi Xoxen dhe më vonë dënoi me vdekje edhe vetë Koçi Xoxen. I penduar më pas për këtë kasaphanë, Spahiu mendon të mos komandojë më “gijotinën shtetërore”, çka bëri që ai të bjerë vetë viktimë e diktaturës duke kaluar 35 vjet në burgje. Pas arrestimit në vitin 1957, të afërmit e tij iu nënshtruan mekanizmit të persekutimit, përfshirë këtu dhe nipin e tij Xhemal Didi, i cili u lirua nga ushtria duke u internuar më pas. Sindroma e persekutimit i ndoqi përgjatë gjithë periudhës së komunizmit.