Në rritje numri i foshnjave që lindin të shurdhra
09/12/2011 Përveç trashëgimisë shkak edhe infeksionet që kalon nëna, kequshqyerja dhe medikamentet
Në çdo 1000 lindje 2 fëmijë rezultojnë të jenë të shurdhër
Problemet me dëgjimin po shfaqen si një ndër anomalitë më të shpeshta tek të porsalindurit edhe në vendin tonë. Rezultatet e monitorimit të bërë nga një organizatë italiane në katër maternitete të vendit, atyre në kryeqytete dhe maternitetin e Fierit e të Shkodrës, ka rezultuar se shifrat të prekurve në vendin tonë janë dy herë më të larta sesa mesatarja në vendet evropiane. Ndonëse faktorët gjenetikë renditen si shkaqet kryesore të kësaj sëmundjeje, mjekët konfirmojnë se ka edhe faktorë të tjerë, siç mund të jetë kequshqyerja e nënës gjatë shtatzënisë apo lindjet e foshnjave nën peshë, që shtojnë numrin e të prekurve. Të dhënat e raportuara nga struktura shëndetësore faktojnë se për çdo 1000 të lindur 2 janë hipoakustikë, dhe kjo incidencë është 2 herë më e lartë se mesatarja evropiane. “Rreth 70 për qind e tyre janë prej shkaqeve gjenetike, por ka dhe shkaqe prej infeksioneve të ndryshme që kalon nëna gjatë shtatzënisë. Ka disa medikamente që shkaktojnë dëmtim të dëgjueshmërisë. Prindërit nuk e besojnë që fëmija i sapolindur mund të ketë problem dhe për shumë kohë nuk rikthehen pranë strukturave shëndetësore për të bërë ekzaminimet e nevojshme. Shpeshherë paraqiten me vonesë dhe është shumë vështirë për tu rikuperuar”, - ka deklaruar gjatë ditës së djeshme koordinatorja e shoqatës “Magis”, Daniela Nika, sipas së cilës nga 34 mijë testimet e kryera në një hark kohor prej dy vjetësh në këto katër maternitet mbi 70 bebe kanë manifestuar forma tepër të rënda të shurdhërisë. Gjatë dy vjetve të fundit me ndihmën e palës italiane në vendin tonë po realizohet një projekt, që synon diagnostikimin dhe trajtimin e këtyre problemeve te foshnjat e vogla, ku është mundësuar edhe pajisja e tyre me protezën dëgjimore. "Është vazhdimi i procedurave të diagnostikimit të hershëm. Beteja fitohet vetëm nëse në çastin e duhur, në kohën e duhur kemi diagnozën dhe mundësinë e ndërhyrjes. Shtimi i personelit ekspert është i domosdoshëm, dhe kjo sfidë e nisur do të vazhdojë dhe nuk mund të ketë kthim prapa. Ambientet përkatëse kërkohen dhe do të vihen ne dispozicion", - ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili.
“Rreth 70 për qind e tyre janë prej shkaqeve gjenetike, por ka dhe shkaqe prej infeksioneve të ndryshme që kalon nëna gjatë shtatzënisë. Ka disa medikamente që shkaktojnë dëmtim të dëgjueshmërisë. Prindërit nuk e besojnë që fëmija i sapolindur mund të ketë problem dhe për shumë kohë nuk rikthehen pranë strukturave shëndetësore për të bërë ekzaminimet e nevojshme. Shpeshherë paraqiten me vonesë dhe është shumë vështirë për tu rikuperuar.”
Prishja e aparaturave në spitale
Luhatjet e tensionit, QSUT marrëveshje me CEZ-in
Luhatjet e vazhdueshme të tensionit janë bërë shkak për dëmtimin e një sërë aparaturash në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza”, duke bërë shpeshherë ndërprerjen e trajtimeve për pacientët, veçanërisht atyre me sëmundje të rënda. Kjo pasi për rregullimin e tyre nevojiten javë e muaj të tërë. Për këtë drejtoria e kësaj qendre spitalore ka lidhur një marrëveshje me kompaninë e shpërndarjes, CEZ, për stabilizimin e tensionit të energjisë elektrike. Pranë QSUT-së janë instaluar aparatura tepër të shtrenjta, ku vetëm në spitalin e ri janë instaluar dy skanerë, një rezonancë magnetike, mamografia dhe hidroklava, për mbajtjen në punë të të cilave është llogaritur një buxhet i posaçëm për blerjen e gjeneratorëve. Duke qenë se kjo qendër është konsumatorja më e madhe e energjisë elektrike dhe ujit, po përgatitet studimi i fizibilitetit, prej nga do të dalë kostoja për vendosjen e paneleve diellore, që do të sigurojnë ujin e ngrohtë për spitalet.