Basha: Kosto e bulevardit është rreth 40 milionë euro
Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha prezantoi dje në emisionin “Opinion” vizionin e tij për modernizimin e qendrës së Tiranës. Ai bëri publik detajet e projekteve të bulevardit kryesor dhe ndryshimet që e shoqërojnë atë.
Z. Basha, unë pyeta dhe më thanë se ka pasur një numër jo të vogël vizitorësh, por me preferencë të qartë për njërin nga dy projektet e prezantuar për Tiranës...
Nuk dua të komentoj se cila është zgjedhja, përzgjedhja vazhdon dhe nuk dua në asnjë mënyrë që Bashkia apo ne të influencojmë këtë proces. Mund t’ju them se në datat 10, 11, 12 mars, në tre ditë, 780 prej tyre qe e kane vizituar kanë lënë komente, këta përbëjnë 70% të vizitorëve, 30% të vizitorëve nuk kanë lënë komente, shumica që nuk kanë lënë komente kanë dhënë si arsye se do të rikthehen përsëri. Unë jam i kënaqur për dy arsye: E para, ky është një format shumë informative për një rast të tillë. Për fat të keq, për shkak të rregullave të garës gjatë ekspozimit që zgjati nga ora 09:00 e mëngjesit deri në orën 18:00 pasdite, të enjten më datë 8 mars nuk u bë transmetimi i drejtpërdrejtë i prezantimeve, pasi kjo do të influenconte radhën e prezantuesve. Edhe po të ishte bërë ky prezantim i drejtpërdrejtë, duke qenë se çdo prezantues kishte 50 minuta kohë në dispozicion do të ishte shumë e vështirë për publikun e gjerë t’i ndiqte këto, prandaj dua të shpreh mirënjohjen që në pjesën e fundit të emisionit keni vendosur t’i ekspozoni të shtatë projektet dhe gjej rastin të ftoj qytetarët që na ndjekin sot, që t’i ndjekin me kujdes këto prezantime. Është një moment shumë i rëndësishëm për të shprehur mendimin e tyre, pasi secili prej projekteve ka zgjidhje interesante për qytetin tonë, që sigurisht mund të implementohen. Juria në këtë rast, e përbërë nga personalitete të rangut botëror, siç ishte z. Libeskind, znj.Whitting, dekane e Fakultetit të Arkitekturës në Universitetin Rice, zoti Dolphin ish-kryeplanifikuesi i Londrës i cili doli në pension vetëm para katër javësh dhe z.Philip Rock që mbahet si doktrinari më avant-garde i arkitekturës sot në botë. Kjo peshë e rëndë e jurisë kishte si qëllim të boshtonte përzgjedhjen të cilën e paramendonim, por ndodhi edhe më e vështirë, por procesi vendimmarrjes do të kalojë në disa etapa, natyrisht juria ka shprehur qartazi mes 7 projekteve, është shprehur për dy projekte. Ka dhënë çmime përgëzuese për dy projekte të tjera. Janë çmime për dy projekte, të cilat për një qytet europian, për një kryeqytet europian kanë propozuar zgjidhje të cilat mendoj se përbëjnë “lajm” në botën e arkitekturës dhe është shumë e vështirë në botën e arkitekturës, pas 2000 vjet civilizimi modern, mbi 5000 vjet civilizim konstruktiv, të bësh “lajm” veçanërisht për urbanistikën qytetare. Për secilin prej këtyre dy projekteve ne do të shikojmë një interes të jashtëzakonshëm dhe studentët e arkitekturës që ndodhen sot këtu e dinë se përse e kam fjalën.
5 projektet që janë skualifikuar do të përfundojnë në një sallë të mbyllur apo do të prishen fare, apo pjesë të caktuara të tyre mund të implementohen në planin rregullues të Tiranës?
Avantazhi i dy finalistëve është që projekti fitues mund të kapitalizojë zgjidhje të dhëna përgjatë këtij konkursi. Edhe qytete të tjera të Europës, edhe studio të tjera arkitekturore do të mund të kapitalizojnë nga ky konkurs për zgjidhje të veçanta, zgjidhje fjala vjen fragmentare, ndërseksionit midis një lumi dhe një bulevardi, të ndërseksioneve të infrastrukturës, këmbësore me atë rrugore, motorike, të infrastrukturës së tramit, me infrastrukturën e gjelbër, pra e mira e këtij konkursi është që duke angazhuar për një projekt konkret, për rrethana konkrete topografike, një numër të madh firmash (7 studio arkitekturore), në të njëjtën kohë krijon edhe një volum zgjidhjesh, një volum praktike, atë që ne juristët do ta quajmë jurisprudencë, një volum zgjidhjesh të cilat pa dyshim frymëzojnë dhe mund të përdoren për zgjidhje. Procesi i vendimmarrjes do të jetë ky: Nga të dy projektet për të cilat juria është shprehur me vlerësim të barabartë, ne brenda javës së ardhshme...
Vlerësim i barabartë, sepse ju nuk keni votuar normalisht…?!
Jo, dhe unë kam votuar, ajo që nuk kam bërë është se nuk jam imponuar me votën time dhe nuk jam imponuar me mendimin tim, pasi autoriteti i Kryetarit të Bashkisë, kryetarit të jurisë është dhe duhet të përdoret për një mbarëvajtje të procesit dhe jo për të shpallur fituesin akoma pa u zhvilluar fituesi.
Nga këto dy studio fituese do të përzgjidhet njëra e cila do të marrë pastaj detajimin e projektit. Para se kjo përzgjedhje të ndodhë, dy studiove u duhet t’u përgjigjen një sërë pyetjesh, të cilat në masën më të madhe janë pyetje specifike për secilin projekt, pasi projektet ndonëse kanë karakteristika të përafërta janë projekte të ndryshme. Këto pyetje do të jenë të autorizuara apo të drejtuara nga porositësi që është Bashkia e Tiranës, por korpusi i këtyre pyetjeve përfshin çështje që u ngritën gjatë diskutimit të jurisë, pyetje të qytetarëve, pyetjet e grupit strategjik i cili po merret me planin urbanistik të Tiranës, grupit teknik dhe disa grupeve të interesit, arkitektëve urbanistëve, ndërtuesve, shoqatave ambientaliste, grupeve të tjera të shoqërisë civile dhe natyrisht pyetje që vijnë prej korridoreve të lira të një shoqërie të lirë (media apo të tjera institucione).
Pse ju zgjodhët këtë mënyrë që 7 studiot konkurruan sot, ose paraqitën sot projektet e tyre që nuk njiheshin dhe të nesërmen të shpallej fituesi, pavarësisht se patëm dy fitues dhe gara po vazhdon, përse ju nuk e latë këtë proces, pra një prezantim dhe zgjedhjen në një datë tjetër në mënyrë që të përfshiheshin qytetarët dhe gjithë aktorët e tjerë të shoqërisë të kryeqytetit, por edhe të gjithë Shqipërisë pasi është një projekt që i kalon përmasat e Tiranës. Ka qenë një vërejtje e z. Lubonja i cili në një letër të hapur ju drejtohej pikërisht në këtë mënyrë, pra pse nuk i ekspozuat të shtatë projektet dhe të merrnit njëherë të gjithë vlerësimet që vinin nga publiku.
Të shtatë projektet janë të ekspozuara dhe në formularët në të cilin jepet mendimi i rreshton të shtatë projektet, jo vetëm dy projekte, pra mendimi i qytetarëve thithet për të shtatë projektet, por ka një imperativ dhe ky imperativ diktohet nga përvoja e konkurseve kudo në botë dhe për konkurse që kanë të bëjnë përgjithësisht me urbanistikën jo thjesht me një ndërtesë. Ky imperativ është kontekstin në të cilin zhvillohet konkursi, parametrat në të cilat bëhet zhvillimi i konkursit dhe vlerësimi i tij duhet të jenë të nivelit më të lartë profesional dhe përgjegjësia duhet të jetë e përcaktuar qartë. Në këtë kuadër ne kemi aplikuar rregulla dhe procedura transparente profesionale duke kërkuar dhe duke marrë edhe në anën e kontribuuesve të shtatë studiove, edhe në anën e jurisë ka kapacitetet më të larta që mund të gjenden sot në faqet e planetit tonë dhe këtu ka një përgjegjësi të qartë e cila rrjedh sipas hapave të përcaktuara qartë dhe na çuar tek ky përfundim i dy finalistëve. Përgjegjësia për këtë është e përcaktuar qartë, opinion apo mendimet profesionale që janë dhënë për këto projekte janë përcaktuar qartë pra nuk ka vend këtu për paqartësi nuk ka vend për populizëm.
Ka dy mundësi, njëra është t’i hedhësh në referendum, çka mendoj se do të ishte një padrejtësi, pasi do të ishte e pamundur t’i kërkosh publikut të gjerë të vlerësojë në nivel profesionistësh dhe tjetra është të vendosësh në një plan vlerësimi profesional, studime profesionale. Asnjë studio serioze sot në botë nuk do të vijë jo në këtë konkurs por në asnjë konkurs nëse nuk ka siguri për mënyrën se si do të procedohet.
Z. Basha këtu ku ndodhet stacioni i trenit shoh dy kulla. Tani nuk hipin më njerëzit në tren?
Stacioni i Trenit, siç është informuar publiku, do të jetë një nga veprat që do të ndërtohet në Tiranë në kuadër të planit të ri urbanistik dhe për këtë është përcaktuar një zonë e cila ndodhet në afërsi të kthesës së Kamzës. Territorialisht është pjesë e komunës së Kasharit dhe si pronë është e Bashkisë së Tiranës, e cila ka kaluar me një vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave.
Po nga kthesa e Kamzës deri në qendër do të vijnë më këmbë njerëzit?
Jo. Janë afërsisht 85 mijë metra katrorë. Çfarë do të ndodhë me stacionin e trenit dhe pse është bërë kjo si zgjidhje?! Siç ju thashë hapësira e gjelbër që vendoset është në shinat aktuale të trenit dhe magazinave hekurudhore si dhe zonave të tjera kryesisht me komponentë industrialë. Është pikërisht transformimi i kësaj zone me element të gjelbër me element të fortë të infrastrukturës urbane, pra të bulevardit, që është frymëzimi për këtë projekt. Një nga elementët që kthehet këtu apo mbetet këtu janë shinat e tramit. Në këtë zonë, në këtë projekt që aplikohet edhe në projektin tjetër të Grimshaw, edhe në projekte të tjera, për shkak se ua kemi dhënë si terma reference, ndodhet trajektorja e Tramit e cila ndjek nga stacioni aktual i trenit deri sipas trajektores së vjetër zonës për në Laprakë dhe shkon në stacionin Multimodal. Pse quhet kështu?! Aty ku ndalojnë nga treni, pasagjerët kanë mundësi të marrin tramin por jo më për të ardhur në stacionin e vjetër të trenit por për të shkuar deri tek Sheshi Nënë Tereza.
Ky stacion do të jetë vetëm për trenin apo edhe për të tjerë?
Do të jetë për trenin, për tramin, do të jetë për autobusët ndërurbanë, për linjat e autobusëve urbanë, për taksitë dhe do të ketë po kështu edhe hapësira komerciale.
Do të ndalohet parkimi i autobusëve në zona të tjera?
Funksioni i kësaj qendre do të jetë që të ndalojë futjen e autobusëve ndërurbanë, të furgonëve në qytet dhe të heqë atë problem me trafikun që vjen si rezultat i futjes së pakontrolluar të tyre dhe t’i grupojë të gjitha ato siç ndodh rëndom në botë në një stacion multimodal.
Por z.Basha furgonët dhe autobusët që vijnë për shembull nga Elbasani, do të bëjnë një xhiro mes për mes Tiranës dhe Sheshit Skënderbej për të arritur në stacion?
Jo. Ka dy mundësi të cilat po shqyrtohen nga specialistët tanë të transportit në bashkëpunim me ata të BERZH-it që ka marrë detyrën për të përgatitur tenderin e koncesionit të stacionit të ri Multimodal. Cila do të jetë zgjidhja?!? Së pari a mjafton investimi në Unazën e Madhe, i cili sot përqendrohet nga rruga e Elbasanit deri tek kthesa e Kamzës, a do të jetë një arterie e mjaftueshme për të siguruar që transporti i lindjes dhe juglindjes pra i Elbasanit, i Korçës, të vijë nëpërmjet kësaj Unaze dhe të depozitohet në atë territor të stacionit multimodal? A është kjo një zgjidhje vizibël? Apo do të jetë zgjidhje visible një miniterminal i dytë i cili do të mbulonte vetëm trafikun lindor dhe juglindor, kryesisht të qarqeve të Elbasanit e Korçës.
Në vitin 1942 italianët tentuan të ngrenë një stacion të bukur treni këtu ku ju ndërtoni dy kulla të reja tani, bënë gati edhe projekti por nuk u ndërtua kurrë. Dikur në vitet 50, regjimi komunist ndërtoi një stacion të përkohshëm treni i cili u bë i përhershëm. A rrezikon edhe ky stacion i juaji që parashikon mbledhjen të të gjitha mjeteve të mbetet vetëm në letër?
Për këtë stacion sot Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka akorduar gjysëm milioni euro dhe në dijeninë time të plotë Bashkia e Tiranës nuk do të investojë asnjë lek.
Pse ka dalë njeri tu falë para?
Pikërisht kjo është pyetja që shtrohet. Pse e ka bërë banka këtë apo ka luajtur nga mendtë!? Ky është një zhvillim me një potencial shumë të madh komercial, i cili vetëm në këtë moment që flasim ne, ka mbi 12 korporata britanike, amerikane, italiane e gjermane të interesuara për ndërtimin e këtij stacioni multimodal.
Sa do kushtojë projekti?
Për mua ky projekt ka një shpalosje të qartë …. Do të vijmë edhe aty, unë e kuptoj që doni të nxirrni lajmin, por duhet të dëgjoni edhe përshkallëzimin e mendimit, besoj se është me interes për qytetarin. Asnjë nga këto projekte pra nuk merret e të vuloset apo të vendoset në të njëjtën kohë mbi gjithë sipërfaqen, ka një radhë punësh dhe këtu kemi tre vepra kryesore publike, kemi bulevardin, lumin e Tiranës dhe hapësirën e gjelbër. Hapësira e gjelbër në këto projekte si dhe në disa projekte të tjera është zgjidhur me disa derivate, shpresoj të kemi mundësinë të diskutojmë konkretisht, të integruar me bulevardin, lumin, të ndërthurur me njëri-tjetrin apo me tranzicione të përziera por bulevardi për mua është vepra e parë nxitëse katalizatore e këtij zhvillimi të Tiranës moderne e europiane të shekullit të XXI. Të dy projektet paraqesin bulevard linear, bulevard të gjerë me parametra të ndryshme gjerësie, parametra gjelbërimi, njëri ka parametra të theksuar të hapësirave ujore, tjetri ka parametra të theksuar të infrastrukturës duke bërë një lidhje do të thoja nga më modernet dhe më efiçentet të kësaj arterie të bulevardit me arteriet laterale.
Në detajimin e projektit secili prej tyre do i përafrohet edhe shumë kostos së investimit të bulevardit, ndërsa projekti fitues do të ketë një preventiv të plotë të kostos për të ekzekutuar bulevardin. Pyetja tani shtrohet se çfarë orientimi kanë studiot…
Jo, pyetja është sa lekë ka në xhepin e brendshëm Bashkia e Tiranës për të shpenzuar për bulevardin dhe lumin e Tiranës?
Detyra e projektimit u ka dhënë arkitektëve një ide se brenda cilit marzh duhet të operojnë. Ne u kemi dhënë një marzh veprimi i cili nuk do të tejkalonte një shumë prej 30 deri 40 milionë euro vetëm për arterien e bulevardit bashkë me tranzicionin e lumit të Tiranës, pra kalimin, kryqëzimin, pjesën e bulevardit nga Stacioni i Trenit deri në bregun verior të lumit të Tiranës.
Jo deri në Paskuqan….
Jo deri në Paskuqan!
Pra, vetëm segmenti nga Stacioni i sotëm i trenit deri te kryqëzimi me lumin e Tiranës. Bulevardi së bashku me dy zonat e gjelbra apo parkun bashkë duhet të shkojë 36 deri në 40 milionë.
Këto janë referencat që u janë vënë projektuesve, për t’i orientuar se çfarë kapacitetesh ka investitori në këtë rast Bashkia e Tiranës në mënyrë që ata të mund të projektojnë, do të bëjmë një rrugë me 6 korsi me asfalt, që besoj është vepra më e thjeshtë apo do të bëjmë një rrugë me shatërvane të praruara me flori, që është ekstremiteti tjetër apo do bëjmë diçka që vërtitet.
Rehabilimi i Lumit të Tiranës do të fillojë para Unazës së madhe nga Kthesa e Kamzës tek ura e Brarit apo do të bëhet paralelisht?
Do të jetë një zhvillim paralel por do të jetë në varësi të projektit fitues dhe zgjidhjes përfundimtare. Puna do të ecë paralelisht me pastrimin e lumit dhe me veprat publike si unaza.
Hapësira nga stacioni i trenit deri tek bregu i lumit me të njëjtin gjatësi sa bulevardi ekzistues, mbaron apo jo brenda mandatit tuaj si kryetar i Bashkisë së Tiranës?
Përpjekja për të bërë lajm është e admirueshme, por edhe ju detyrimin tim për t’u përgjigjur në raport me përgjegjësitë që unë kam. Pikë së pari, kjo është një vepër shumë e rëndësishme për qytetin e Tiranës, e cila nuk mund të matet me mandate. Duhet të matet me cilësinë e punës, me aftësinë për të thithur fonde, për ta nisur dhe mbaruar punën në kohë, dhe për ta bërë ambientin tërheqës në tri aspekte. Në aspektin e cilësisë së jetës së qytetarëve pra më shumë gjelbërim, më shumë hapësira rekreative për fëmijët, për të moshuarit, ajër të pastër në qytet, dhe çfarë është më e rëndësishme çfarë do të sjellë në dinamikën ekonomike të qytetit, dhe në mundësinë për të thithur investime dhe për të hapur vende pune. Me sinqeritetin me të madh unë ia bëj vetes këto pyetje më shumë se një herë në ditë në lidhje me këtë projekt dhe me sinqeritetin më të madh nuk e prokuroj vetëm në raport me mandatit. Personalisht, jam i bindur që kjo hapësirë nga stacioni i trenit deri tek Lumi Tiranë mund dhe duhet të përfundojë brenda këtij mandati.
Pra mund të mbarojë brenda vitit 2015?
Ky projekt, i ekzekutuar nga stacioni i trenit deri tek bregu i lumit me parametrat e një bulevardi modern, do t’i japë qytetit të Tiranës jo vetëm thjeshtë 1.8 kilometër bulevard por një korridor të ri shplodhës, të gjelbëruar, mundësi për fëmijët, të moshuarit dhe një front të punësimit për qytetarët. Jam shumë krenar që shtatë nga studiot më të mira të botës, të gjykuara nga një juri me potencialet më të lakmueshme që mund në marrë ndonjë qytet në punë, kanë arritur në këtë konkluzion. Këtu jemi për momentin. Këtu na ka sjellë kujdesi, pasioni për qytetin, por edhe përkushtimi që bashkë me një projekt të tillë masterplan, të kemi edhe bindjen e plotë që me partnerët tanë të sigurojmë financimet e duhura për të nisur punën në kohë dhe pse jo për ta mbaruar atë në kohë.
Me falni z Fevziu. Kam një detyrim të vogël në raport me qytetarët që kanë vizituar deri tani ekspozitën. Kanë bërë mbi 300 pyetje në formularët e tyre, dhe natyrisht ne po i grupojmë këto pyetje dhe do i japim përgjigje. Pikë së pari, do t’i japim përgjigje me përzgjedhjen që ne do të bëjmë në raport me projektet dhe natyrisht do të marrin përgjigjen aty ku kanë lënë kontaktet, do të marrin përgjigje të drejtpërdrejtë. Por sigurisht që të gjitha pyetjet dhe përgjigjet do të publikohen në websitin e Bashkisë së Tiranës dhe në facebookun e Bashkisë së Tiranës dhe në facebookun tim personal. Tani vetëm për t’ju lexuar disa nga pyetjet që nga qytetarët kanë bërë: A duhet bërë ndërhyrje në këtë zonë pa një plan rregullues të përgjithshëm, çfarë parashikohet për prishjen e ndërtesave të palegalizuara ose çfarë parashikohet për ato ndërtesa që janë në proces legalizimi. Si do të kompensohet pronari nëse i merret toka a janë parashikuar, a janë parashikuar impiantet e ngrohjes me gaz apo me ndonjë alternativë tjetër, për sa kohë është parashikuar të implementohet ky projekt, a duhet të ketë patjetër një kullë të lartë, kush është hap i implementimit hap pas hapi, si do të procedohet në ato raste kur për pronën ka konflikt gjyqësor, baseni ujor në qendër çfarë roli do të ketë, kush do të financojë projektin, si mendoni të lidhet kjo zonë me zonën e Linzës, a do të ndikojë mbi taksat e qytetarëve, si do të bashkëpunohet me biznesin, pasi të shpallet fituesi a mund të inkorporohen projekte të tjera në të, sa do të zgjerohet lumi. Këto janë një grupim i vogël i pyetjeve të qytetarëve. Ka pasur edhe sugjerime si: Të krijohet një park në konceptin e kopshtit botanik, ndërtesat janë të dendura, të parashikohen banjo publike, duhet më shumë gjelbërim dhe ambiente për të moshuarit, të kompensohet pronarët në mënyrë të drejtë si në rastet kur bie ndërtesa apo lulishte. Duke marrë shkas dhe dua tu përmend vizitorëve të përfitojnë nga kjo ekspozitë e cila do të mbetet e hapur edhe për tri javë të tjera dhe të japin mendimet e tyre online ose nëpërmjet formularëve dhe do të jenë pjesë e vendimmarrjes jo vetëm për projektin fitues, por edhe për implementimin e plotë të bulevardit të Tiranës, lumit të Tiranës, parkut të ri të Tiranës të cilat do të krijojnë fonde pune dhe do të rrisin cilësinë e jetesës në Tiranë.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)