E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, arrestohet aktori George Clooney

WASHINGTON - Arrestohet aktori i famshëm amerikan George Clooney, ndërsa protestonte bashkë me të atin jashtë Ambasadës Sundaze në Washington.
Protestuesit akuzuan presidentin e Sudanit, Omar al-Bashir, se ka provokuar një krizë humanitare dhe ka bllokuar ushqimet dhe ndihmat të hyjnë në vend. Bashke me aktorin Clooney dhe babain e tij, në pranga mësohet se ka rënë edhe kongresmeni demokrat Jim Moran si dhe presidenti i shoqatës për mbrojtjen e të drejtave të njerëzve me ngjyrë, Ben Jealous.

Sipas Washington Post, ata u arrestuan pasi u paralajmëruan tre herë që të mos kalonin kordonin e policisë jashtë ambasadës.
Pasi iu vunë prangat, të arrestuarit janë futur në një furgon të shërbimeve sekrete amerikane.

Pak përpara se te arrestohej, George Clooney, pati thënë se kërkon të tërheqë sa më shumë vëmendjen për çështjen e Sudanit, që rrezikon të përballet me një katastrofë të vërtetë humanitare.

(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Arresohet aktori George Clooney

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›