E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, Berisha takon delegacionin e KiE-së

Kryeministri Berisha priti sot delegacionin e vëzhguesve zgjedhorë të Këshillit të Europës të cilët po monitorojnë situatën parazgjedhore në vend. Në takimin me delaegacionin e KiE-së, shefi i qeverisë i garantoi për mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare në përmbushjen me sukses të misionit të tyre të rëndësishëm.
Berisha i siguroi për angazhimin total të qeverisë për zhvillimin e zgjedhjeve vendore të lira, transparente dhe në përputhje me standardet më të larta të OSBE-së.
Ai tha se procesi zgjedhor në Shqipëri bazohet mbi një Kod Elektoral konsensual, në një sistem unik e transparent të numërimit të votave.
Kryeministri theksoi gjithashtu se këto zgjedhje zhvillohen me lista të votuesve plotësisht të dixhitalizuara dhe e njohu delegacionin me kornizën e re për financimin e partive politike të hartuar në përputhje të plotë me rekomandimet e GRECO-s .
Kreu i qeverisë theksoi se nuk ekzistojnë arsye për tensionimin e fushatës dhe shprehu bindjen për një fushatë të qetë.
Drejtuesja e delegacionit, Hana Richtermocova, shprehu gatishmërinë e Këshillit të Europës për të kontribuar sa më shumë për transparencën e zgjedhjeve dhe forcimin demokracisë në Shqipëri.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›