Basha: Kufinjtë, ndër më të sigurtët në rajon
Buxheti i vitit 2010 u pëgjigjet të gjitha politikave prioritare të Ministrisë së Brendëshme në fushën e sigurisë dhe në veçanti në intensifikimin e luftës me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve ilegale. Kështu u shpreh numri një i Ministrisë së brendëshme Lulzim Basha gjatë diksutimit të projektbuxhetit për vitin 2010 në Komisionin e sigurisë kombëtare. Sipas zotit Basha plotësimi me sukses i këtyre detyrimeve mbeten kusht dhe prioritet për qeverinë, lidhur me integrimin e vendit dhe liberalizimin e vizave.
Basha “Buxheti i përgjiget të gjitha politikave në fushën e sigurisë, atë të luftës kundër krimit të organizuar. Dy ligjet që sapo u miratuan ai i antimafias dhe ligji për konfiskimin e aseteve, janë një tregues i madh në këtë luftë pa kompromis. Mbi të gjitha dhe policia e shtetit me teknologjinë e përmirësuar do të jetë në gjendje të plotësojë objektivat në këtë drejtim. Plotësimi me sukses i këtyre detyrimeve është një kusht për integrimin e vendit në BE dhe liberalizimin e vizave. Tashmë Shqipëria renditet në vendet e para për ekzekutimin e fletë-arresteve drejtuar Interpolit.”
Duke u ndalur në mënyrë të veçantë tek sigurimi i kufinjve, një ndër kushtet e përcaktuara nga ndërkombëtarët për liberalizimin e vizave, kreu i Ministrisë së Brendshme tha se tashmë Shqipëria përmbush kushtet e përcaktuara në udhërrëfyesin për vizat.
Basha “Siguria e kufinjve, e bën sot Shqipërinë si vendin që përmbush kushtet jo vetëm në aspektin numerik në udhërrëfyesin e vizave, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit perëndimor, por edhe atë cilësor. Sistemi TIMS, MEMIKS.etj, janë treguesit kryesorë. E vetmja gjë që mbetet është që pas ardhjes së monitoruesve të KE edhe këta të fundit të vënë re ndryshimin që ne kemi verifikuar në realitet”
Sigurimi i kufinjve dhe ritmi i prodhimit të pasaportave biometrike e siguria e tyre, u përshëndetën gjatë javës së shkuar si nga Ministri i Brendëshëm italian, Roberto Maroni, ashtu edhe nga ambasadorët e Francës dhe Suedisë në vendin tonë.