Mazhoranca: Rama, përpjekje për përmbysje të shtetit ligjor
Kryetari i Grupit kuvendor demokrat Astrit Patozi dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta në dy deklarime të ndryshme akuzuan kryetarin e Partisë Socialiste për kërcënim të fuksionimit të institucioneve demokratike. Patozi dhe Meta ju referuan pikërisht ultimatumit 10-ditor të vendosur nga Partia Socialiste si afat për plotësimin e kërkesës për hapjen e kutive të votimit, në rast të kundër kryesocialistit Rama paralajëmroi se do të provokohen zgjedhjet e parakohshme. Pikërisht në këtë qendrim grupi parlamentar demokrat e lexon si kërcënim për themelet e demokratike.
Ministri i Jashtëm Ilir Meta, theksoi se Rama duhet të rilexojë rezultatin e certifikuar edhe ndërkombëtarisht të zgjedhjeve të 28 qershorit. Meta e cilësoi të paarsyeshëm dhe gjithashtu kërcënues ultimatumin 10-ditor të PS.