The Guardian: Shqipëria, transformim mbreslënës
Ndërsa Bashkimi Europian i ka dhënë “OK” aplikimit të Shqipërisë për statusin e kandidatit, mediat britanike janë fokusuar në pasqyrimin e hollësishëm të progresit të vendit tonë që konsiderohet më tepër se mbresëlënës, sidomos po të krahasohet me vendet e tjera të rajonit. Në artikullin e gazetës prestigjioze britanike “The Guardian” të titulluar Ëelcome to Albania, Mirëseerdhët në Shqipëri, gazetari Peter Preston thotë në mënyrë figurative se energjia dhe progresi në këtë vend të vogël janë aq të mëdha, saqë të lenë pa frymë. Ekonomia e këtij vendi vazhdon më tej Preston, ka pësuar rritje ndërkohë që e gjithë bota ka pësuar hapa mbrapa si pasojë e krizës ekonomike. Sistemi politik është tronditur si pasojë e socialistëve që pavarësisht se humbën zgjedhjet, vazhdojnë të bojkotojnë parlamentin duke mbushur rrugët e Tiranës me protesta. Megjithatë Bashkimi Europian i dha dritën jeshile nisjes së negociatave për statuin e kandidadit duke i çelur dyert shpërblimit për punën e kryer deri më tani. Më tej, gazetari i “The Guardian” shkruan se kur vizton Tiranën shikon ndryshime të mëdha, një aeroport të ri ndërkombëtar, një autostradë të re, rrugë të rregulluara , ndërtesa të larta, një shembull i vogël por që tregon se Shqipëria ka ditur ti trasnformojë 17 vitet e lirisë dhe demokracisë në diçka të jashtëzakonshme. Me aftësinë për t’u rimëkëmbur, mirësinë dhe sensin e humorit Shqipëria mund të jetë shteti i 28 ose 29 i bllokut dhe për këtë arsye dhe shumë të tjera, të gjithë ne kemi arsye për të festuar shprehet “The Guardian”. Sepse ndërsa vendet e tjera të rajonit, Kroacia, Sllovenia, Bosnja, Maqedonia, Sebria Mali i Zi kanë një sërë problemesh serioze Shqipëria është nga të vetmet që po ofron qendrueshmëri dhe progres.