Basha Linje falas per denoncimin e korrupsionit
Kandidati i mazhorances Lulzim Basha shpalosi dje programin e tij antikorrupsion dhe po keshtu ka vijuar takimet me banoret e njesive bashkiake 2 dhe 4 ne kryeqytet. Gjate prezantimit te platformes kunder korrupsionit prane Qendres Kombetare te Licencimit Basha theksoi se ajo ka lidhje me berjen publike te cdo takse te mbledhur nga bashkia dhe menyren se si shpenzohen ato. Po keshtu kandidati i mazhorances Lulzim Basha theksoi se do te behet vendosja e nje linje falas telefonike per denoncimin e korrupsionit forcim te kontrollit te brendshem antikorrupsion dhenien e me shume kompetencave njesive vendore dhe perfshirjen e qytetareve ne vendimmarrje. Qellimi kryesor eshte qe qyteti tu kthehet qytetareve dhe per kete transparenca eshte instrument kyc. E nisim me vendosjen e nje linje telefonike falas per cdo qytetar i cili mendon se ka te beje me nje sjellje korruptive nga cilido nivel i qeverisjes vendore. Secili mund te telefonoje dhe te beje nje denoncim qe pa asnje dallim do ti percillet policise per hetime te metejshme deklaroi Basha. Sipas tij Tirana ka nevoje per vepra konkrete te cilat mund dhe duhet te kryen dhe do te kryhen vetem ne kushtet e transparences se plote. Basha theksoi se cdo diskutim i keshillit bashkiak si kunder cdo diskutim i forumeve vendimmarrese te Bashkise se Tiranes do te jete i hapur me publikun i hapur ndaj medias.