PS nje broshure e re per komunikimin politik ne fushate
Socialistet kane pergatitur nje strategji te re per fushaten per 8 majin. Thelbi i saj pervec kontekstit politik ka edhe shpalosjen e alternativave me ane te stafeve te eksperteve. Nderkaq PS ka shperndare edhe broshura te ndryshme ne lidhje me trajnimin e kandidateve dhe drejtuesve te fushates. Nje nga keto eshte libri Manual komunikimi politik i cili eshte pergatitur nje grup ekspertesh te njohur dhe botimi eshte bere nga Universiteti Mesdhetar i Shqiperise. Manuali per Komunikim Politik te Partise Socialiste thekson se perdorimi i teknikave dhe strategjive bashkekohore pershtatet me perdorimin e nje fjalori dhe arsyetimi politik te afert dhe miqesor ndaj elektoratit. Komunikim politik modern do te thote jo thjesht marketing politik me qellim fitoren ne zgjedhje por komunikim politik me qytetarin me qellim informimin sa me te mire te tij per alternativen qe nje force politike ofron. Komunikim politik nuk do te thote manipulim dhe shtremberim i se vertetes por gjetje e mundesive komunikuese nepermjet te cilave e verteta dhe vetem ajo do te arrije te qytetaret nepermjet kanaleve komunikuese sa me rezultative. Kuptohet qe ne analize te fundit cdo parti politike ka si synim final fitoren ne zgjedhje pavaresisht se keto jane lokale apo te pergjithshme. Ne kete liber theksohet se komunikimi politik do te thote perafrim me standardet demokratike te vendeve perendimore.