E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ vendos te gjobise kryebashkiakun e Durresit

Debati Komisioni akuza per ngritjen e QV-se. Dako Do ta cojme ne kolegj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur te marre dje masa administrative ndaj Bashkise se Durresit dhe drejtuesit te saj Vangjush Dako per shkak te lenies jashte te te drejtes se votimit te qytetareve qe jane ne mjediset e paraburgimit ne kete qytet. eshtja ka krijuar debate te forta ne mbledhjen e djeshme e cila permes nje votimi me force kartoni ka diktuar krijimin e nje Qendre Votimit te posacme per 83 te paraburgosurit e Durresit ne kuader te atyre qe njihen si QV e posacme. Te urdherojme kryetarin e Bashkise se Durresit te ngreje QV nr. 1503 ne institucionin e ekzekutimit te veprave penale ne Durres. Nje praktike te tille e hapem kur anuluam vendimet e kryetareve te njesive te qeverisjes vendore per levizjet qe u kishin bere QV-ve. shte lene ne fuqi edhe nga gjykata pra nuk diskutohet me kompetenca e KQZ-se - tha rreth ketij fakti kryetari i KZQ-se Arben Ristani. Si arsye teknike per lenien jashte te se drejtes se votimit te ketyre qytetareve eshte bere trajtimi i listes perfundimtare te zgjedhesve nga ana e pushtetit vendor qe pas gjase ka penalizuar shtetasit ne fjale. Sanksioni qe eshte vene ndaj Bashkise Durres dhe kryetarit te saj eshte gjobe por ajo qe bie ne sy eshte fakti se nje mase e tille paralelizon nismat e fundit te opozites per te paditur drejtues te pushtetit vendor qe i perkasin shumices lidhur me ceshtjen e listave te zgjedhesve. Ne pikepamje ligjore perfaqesuesit e opozites e kane kundershtuar vendimin e katershes se djathte nisur nga fakti se ai perben tejkalim kompetencash nga ana e KQZ-se. Per mua kjo eshte nje shkelje thelbesore e shikoj edhe si nje precedent jo te mire per zgjedhjet. Nuk mundet KQZ-ja te nderhyje ne listen perfundimtare te nderhyje ne vendosjen e qendrave te votimit. Nuk mundet te marre persiper gjithe problematiken e zgjedhjeve - tha nenkryetarja Deshira Subashi. Nje reagim i arsyetuar sipas optikes se vet ka mberritur po dje edhe nga Bashkia e Durresit e cila permes nje njoftimi per shtyp e ka cilesuar vendimin e fundit te pabazuar ne ligj dhe me sfond politik. Lista me emrat e te burgosurve eshte sjelle nga autoritetet e burgjeve jashte afateve ligjore. Ky argument iu eshte bere i ditur edhe autoriteteve perkatese te burgjeve. Bashkia e Durresit ne respekt te shtetit ligjor dhe te Kodit Zgjedhor nuk mund te kryente shkelje ligjore... Bashkia e Durresit deklaron se vendimin e KQZ-se do ta coje ne Kolegjin Zgjedhor - thuhet nder te tjera ne deklaraten e bashkise se qytetit bregdetar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›