Leskaj: Pse jemi me te varfer kete 4-vjecar
Kryetarja e Grupit Parlamentar te PS, Valentina Leskaj, ishte dje ne Pajove te Peqinit ku sqaroi se pse shqiptaret jane me te varfer se kater vjet me pare edhe pse qeveria aktuale, iu kishte premtuar parajsen. "Jane me te varfer sepse sot cmimet e artikujve kryesor te jeteses, jane me te larta dhe vazhdojne te rriten, sepse kosto e transportit eshte me e larte, sepse kosto e arsimimit eshte me e larte, se cmimet e ilaceve jane me te larta, sepse energjia elektrike eshte me e shtrenjte", sqaroi Leskaj. Ajo premtoi se me programin e PS qytetaret do te gjenin veten e tyre qe fermeri te kete mundesi jo vetem ta mbjelle token po edhe lehtesite e tregut. "Po keshtu, qe femijet tane te kene arsimin qe meritojne, qe prinderit te mos ndjehen keq kur per shkak te varferise nuk iu plotesojne dot femijeve te tyre kushte minimale, per jetese e shkolle", premtoi nder te tjera, Leskaj.