Xhufi: Detajet e programit qeverises te LSI
Nenkryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Pellumb Xhufi, deklaroi dje se prioritet e kesaj partie ne programin e saj qeverises do te jete shendetesia, papunesia, arsimimi, bujqesise dhe te tjera. Ai thekson se ne ditet e ardhshme programi do te paraqitet nga kryetari i partise ne menyre solemne. "Punesimi, i cili behet me problematik ne kushtet e krizes se pergjithshme, dihet qe LSI e ka nje pervoje, ne kohen kur ka qene zoti Ilir Meta kryeminister, pra punesimin nepermjet investimeve publike, qe eshte nje pike e forte e programit, por edhe e historise tone politike", sqaron Xhufi. Gjithashtu ai thekson se sherbimi paresor nuk do te behet ajo qe eshte bere ne keto vite, qe jane braktisur zona dhe qarqe, ku nuk gjen dot nje trajtim te specializuar. "Ne jemi nje parti qe kemi dale ne mbrojtje te funksionimit te shtetit, lufta jone politike ka qene mbrojtja e Kushtetutes, duke vendosur nje raport te zhdrejte te institucioneve dhe duke krijuar nje kaos qe duhet nje ore e me pare te zhduket dhe eshte nje nga angazhimet tona, qe me ndryshimin e qeverisjes ne si prioritet kemi venien ne vend, qe te shtrohet perpara referendumit dhe do te insistojme qe ta vemi ne vend", nenvizoi nenkryetari i LSI.