Prenci, policeve: Zgjedhjet, zbatoni ligjin
Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Premci ka keshilluar uniformat blu te jene te kujdesshem gjate procesit zgjedhor dhe te zbatojne vetem ligjin. Mesazhin ai e ka dhene ne Vlore, gjate nje takimi te zhvilluar me efektivat e kesaj drejtorie. Gjate takimit, Prenci ka falenderuar drejtuesit e policise per angazhimin e per detyrimet e tyre, per anetaresimin ne NATO dhe se dyti, pasi ekspertet e huaj te ardhur nga Bashkimi Evropian per te monitoruar procesin e liberalizimit te vizave, nga kontaktet e pasura me punonjesit dhe drejtuesit e policise ne rrethe te ndryshme te vendit, ishin shprehur mjaft pozitiv per procesin dhe plotesimin e detyrimeve qe ka policia ne kete proces. Prenci ne fjalen e tij, eshte ndalur ne rolin e policise ne zgjedhje, ku ka theksuar me force qe policia te zbatoje vetem ligjin dhe jo te behet pale me ndonje subjekt politik. "Punonjesi i policise ne rast se zbaton ligjin, te mos kete frike nga deklaratat politike. Ne jemi punonjes te shtetit dhe kryeministri ka percjelle mesazhe te qarta per policine", tha ai. Gjate fjales se tij, Prenci eshte ndaluar edhe ne angazhimin qe drejtuesit e policise duhet te kene, per te parandaluar kultivimin e bimeve narkotike, duke theksuar me shume problematike, lumin e Vlores dhe Lazaratin ne rrethin e Gjirokastres. Nje problem tjeter qe Prenci ka bere prezent ishte ne lidhje me komunikimin e strukturave te policise, me median dhe publikun. Ai ka kerkuar qe titullaret e komisariateve dhe te drejtorive, te jene te gatshem te presin cdo qytetar per cdo lloj problemi. Drejtuesit e drejtorive te bejne me transparence te plote, gjithe veprimtarine e policise ne procesin zgjedhor. Policia ne zgjedhje ka detyrat e veta ligjore, por kjo nuk do te thote te leme pas dore, luften ndaj krimit. A. Cena