E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Mazhoranca erdhi me premtime qe nuk do i mbaje Rozeta Rapushi

Kryetari i Bashkise se Tiranes, kandidat per kreun e PD-se, Lulzim Basha, e nisi dje fushaten e tij ne bazen e partise ne Elbasan zonen ku edhe u zgjodh kohe me pare si deputet, ku premtoi vendosjen e nje raporti te drejte mes kontributit, merites dhe pergjegjesive ne PD, degjimin e cdo anetari te partise dhe hapjen e kesaj force politike. Duke theksuar ne menyre te vecante se “Bashkimi i se djathtes do te jete moto e platformes sime”. “Kete rruge e shoh kur te gjithe jemi bashke, nga anetari me i ri deri tek me veterani. Une jam i vendosur, se ne Partine Demokratike duhet te vendoset nje raport i drejte mes kontributit, merites dhe pergjegjesise te cdo anetari. Duhet te degjohet zeri i cdo anetari te PD, ne cdo cep te vendit dhe te merret parasysh mendimi i anetaresise se gjere ne PD. Ne jemi opozita sot, ndaj duhet te nisim pergatitjet per nje opozite eficente, te kulturuar dhe te vendosur per te fituar zgjedhjet e ardhshme”, - u shpreh Basha. Sipas tij, perballe eshte nje mazhorance e votes se deformuar qe ka te gjitha te dhenat te jete e papergjegjshme. Ndaj Basha kerkoi mbeshtetjen per te rikthyer Partine Demokratike ne pushtet per te vijuar punen e saj ne sherbim te interesit publik. “Perballe kemi nje mazhorance te votes se deformuar. Kjo maxhorance ka te gjitha te dhenat te jete prepotente, e babezitur, e papergjegjshme. Ka ardhur ne pushtet me premtime qe nuk i mban dot dhe qe dyshoj se as nuk ka ndermend t’i mbaje. Kjo maxhorance ka te gjitha shanset te shfaqet ne opozite te hapur me interesin publik. Ndaj PD-ja duhet te jete ne opozite me kete maxhorance dhe ne mazhorance me interesin publik te te gjithe shqiptareve”, - nenvizoi Basha. Duke u ndalur edhe tek rezultati i zgjedhjeve parlamentare te 23 qershorit, kryetari i Bashkise se Tiranes, tha se rezultati i tyre duhet te analizohet. Per Bashen, duhet te behet nje analize e thelle dhe e plote qe do ti sherbeje partise ne te ardhmen, jo per koka turku. “PD duhet te nxjerre mesim nga ky rezultat dhe nga analiza, dhe te triumfoje ne sfiden e ardhshme elektorale. Pergjegjesia per rezultatin fillon tek secili prej nesh, jo vetem tek kreu i partise, Sali Berisha. Sot detyra e pare dhe me e rendesishme eshte te jemi bashke. Te gjithe bashke jemi pergjegjes, te gjithe bashke do te bejme analize, te gjithe bashke do te ringrihemi dhe te gjithe bashke do te fitojme”, - nenvizoi demokrati. Ai shtoi se pjese e platformes se tij per garen e drejtimit te Partise Demokratike eshte edhe bashkepunimi me te gjitha forcat politike te djathta si dhe hapja e partise ndaj personaliteteve, te rinjve, etj. Kreu i Bashkise se Tiranes, ka perballe ne kete gare per kreun e PD-se, deputetin demokrat, Sokol Olldashi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›