Olldashi fushate ne Ballsh: Mazhoranca e re e lehte te mundet, eshte joreale
Deputeti demokrat, Sokol Olldashi, u shpreh dje nga Ballshi ku vijon fushaten e tij me bazen e Partise Demokratike per marrjen e votave per kreun e Partise Demokratike, se me te ne krye te PD-se, mazhoranca qe eshte perballe eshte shume e lehte te mundet pasi eshte joreale dhe me elemente te inkriminuar. Ndersa akuzoi ashper LSI, qe e quajti si pjese e gabimit aritmetik te PD. “Une garoj si militant i thjeshte, si pjese e meritave dhe pergjegjesive te PD. Partia Demokratike ka te gjithe aftesite te ringrihet pasi maxhoranca e Edi Rames dhe pse e forte ne numer, mund te bjere lehte. Nje gabim i yni ne keto zgjedhje eshte aritmetika me LSI. Sot kemi nje Kryetar Parlamenti qe duhet te ishte ne burg”, - u shpreh ashper Olldashi para militanteve te selise blu ne kete qytet, pjese e qarkut te Fierit, ku ai eshte deputet. Sipas tij, puna ne krye te PD-se nese merr mbeshtetjen e anetareve te partise ne 22 korrik, do te nise me rivitalizimin e strukturave ne baze te kontributit personal te cdo anetari. Ne kete kuader, ai premtoi realizimin e ndryshimeve statusore, dhe sanksionimin e doreheqjes ne rast humbje jo vetem per kreun e partise por deri tek drejtuesi i grupseksionit. Ne takimin e tij me strukturat e PD-se, Olldashi foli edhe per arsyet sipas tij per humbjen e Partise Demokratike ne zgjedhje. Fillimisht ai pohoi se pergjegjesine e humbjes ne zgjedhje nuk e ka vetem kreu i partise, ende Kyeminister ne detyre Sali Berisha, por te gjitha strukturat e PD-se. Por Olldashi shprehu bindjen se PD do te ringrihet shume shpejt nga kjo humbje dhe do te rrezoje maxhorancen aktuale. “Me kete mazhorance qe kemi perballe, e kemi shume te lehte t’i mundim sepse eshte mazhorance joreale me elemente te inkriminuar dhe per kete nuk kemi nevoje per shumice votash”, - nenvizoi deputeti demokrat. Olldashi deklaroi se PD ka perdorur karten morale per te ardhur ne pushtet por ka ardhur koha qe kjo force politike te rivitalizohet qe nga strukturat baze deri tek kryesia lart. Sipas tij duhet te inventarizohet kontributi i anetareve te Partise Demokratike dhe hapjen e kesaj force ndaj te rinjve dhe te gjithe ata qe ndihen opozitare.
QENDRIMI
Deputeti demokrat, Sokol Olldashi, tha dje se me nje opozite konstruktive te forte, mazhoranca aktuale, qe sipas tij nuk eshte reale, eshte shume e lehte te mundet. “Me kete mazhorance qe kemi perballe, e kemi shume te lehte t’i mundim sepse eshte mazhorance joreale me elemente te inkriminuar dhe per kete nuk kemi nevoje per shumice votash”, - nenvizoi Olldashi.
Hida: Gara ne PD e drejte dhe reale
Ne kohen kur dy kandidatet per kryetar te PD-se, Sokol Olldashi dhe Lulzim Basha kane nisur fushaten ne bazen e partise per te kerkuar mbeshtetje, drejtues, por dhe anetare te Partise Demokratike nuk e vene ne dyshim qe kjo eshte nje gare reale. Ish-deputeti i kesaj legjislature qe u mbyll, Sybi Hida u shpreh dje se kjo eshte nje gare e cila tregon vlerat e PD. “Eshte nje gare e drejte, nje gare me vizione te qarta per kthimin e identitetit dhe kthimin e PD ne nje maxhorance”, - tha Hida. Sipas tij, pas humbjes ne keto zgjedhje PD-ja ka aftesi te ringrihet dhe te jete fituese.