Krujë, treni përplas automjetin, dy të plagosur

Një aksident i rëndë por pa pasoja për jetën ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Bubq në Krujë, ndërsa treni ka përplasur një automjet.
Duke iu referuar të dhënave më të fundit të policisë, e cila tashmë ndodhet në vendgjarje, dy persona janë plagosur rëndë, por tashmë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se shtetasit Gëzim P. 35 vjeç dhe Shpëtim M. 26 vjeç kanë marrë plagë të rënda në trup, por ndihma që kanë marrë ka qënë e shpejtë. Policia tashmë ka nisur me hetimet, për të zbuluar shkaqet e aksidentit.