Shqipëri-Azerbajxhan bashkëpunim i ngushtë ekonomik
TIRANË- Shqipëria dhe Azerbajxhani do të intesifikojnë bashkëpunimin ekonomik në kuadër të projekteve energjetike, veçanërisht në kuadër të gazsjellësit trans-Adriatik. Ky angazhim i Shqipërisë është konfirmuar dje gjatë vizitës së ministrit të punëve të jashtme, Edmond Haxhinasto në Azerbajxhan.
Gjatë takimit të tij me presidentin e Ilham Aliyev u evidentua si një drejtim i rëndësishëm i bashkëpunimit dypalësh fusha ekonomike dhe posaçërisht ajo energjetike.
Nga ana e tij presidenti i Azerbajxhanit në kuadrin e forcimit ekonomik mbështeti krijimin e një komisioni të përbashkët ndërqeveritar, i cili do të adresojë axhendën e përbashkët të bashkëpunimit midis dy vendeve. Ndërmjet ministrit tonë të jashtëm dhe presidentit të Azerbajxhanit në kuadër të bashkëpunimit ekonomik u ra dakort për nënshkrimin e dy marrëveshjeve: e nxitjes dhe mbrojtjes së investimeve dhe heqja e taksimit të dyfishtë.
Ndërkohë gjatë takimit u diskutua gjerësisht mbi ecurinë e gazsjellësit trans-Adriatik duke e vendosur theksin tek avantazhet e këtij projekti si, kosto e ulët, kapacitetet transportuese që përputhen me kapacitetet prodhuese të Azerbajxhanit, rrugën më të shkurtër për t’u transportuar në Itali, etj.
Gjatë vizitës Haxhinasto zhvilloi një sërë takimesh edhe me zyrtarë të lartë të Ajzebajxhanit ku u rikonfirmuan marrëdhëniet e mira midis dy palëve. Në këtë kuadër me Haxhinasko nënshkroi me homologun e tij në Ajzebajxhan marrëveshjen për heqjen vizave për pasaportat diplomatike dhe të shërbimit.
(e.m/BalkanWeb)