Sarandë, pranga 24-vjeçarit, pasi trafikonte mjetet motorrike

Policia e Sarandës vë në pranga 24 vjeçarin Florin Deda, kjo për veprën penale të trafikimit të një mjeti, ngjarje e ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar.
Burime nga Komisariati i Kufirit në Sarandë bëjnë të ditur se Florin Deda, 24 vjeç, banor i fshatit Shëndëlli, akuzohet për veprën penale "Trafikim i mjeteve motorrike".
24 vjeçari së bashku edhe me një person tjetër, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi, në vendin e quajtur Kataeto kanë tentuar të kalojnë mjetin tip "Nissan Navara" 4 x 4. Mjeti sipas burimeve policore është vjedhur nga të tjerë persona në vendin e quajtur Asproklis, të Greqisë dhe se Florin Deda dhe shoku i tij do ta merrnin atë të për në drejtim të shtetit tonë.
Për 24 vjeçarin, i akuzuar për veprën penale " Trafikim i mjeteve motorrike" Gjykata e rrethit gjyqësor Sarandë vendosi si masë sigurie "Arrest me burg".