Berisha: Drejtësi për viktimat e Gërdecit PS:Eshte faji yt
TIRANE- Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim me një përfaqësi të komunitetit të banorëve të Gërdecit, të bashkisë Vorë.
Kreu i qeverise shqiptare siguroi sot, se qeveria është jashtëzakonisht e interesuar që të bëhet drejtësi për ngjarjen e Gërdecit, dhe siguroi banorët e kësaj zone se do të plotësohen me përparësi të gjitha nevojat e tyre për të siguruar një jetesë sa më normale.
Takimi u zhvillua sot paradite në Tiranë. Duke u ndalur në ecurinë e procesit të gjykimit kryeministri tha se ndihej i hidhëruar nga zvarritja e këtij procesi. " Të jeni të sigurt se jam shumë i prekur dhe i revoltuar nga kjo zvarritje. Ne do të bëjmë gjithçka kemi në dorë, që drejtësia të bëhet", tha Berisha.
Ndër të tjera Berisha garantoi se qeveria shqiptare nuk do të heqë dorë për asnjë çast nga vëmendja ndaj tyre dhe plotësimi i të gjitha kushteve për një jetë sa më normale
Kryeministri u njoh gjithashtu me kërkesat e banorëve dhe i siguroi ata se, qeveria do t’i plotësojë me përparësi ato.
PS: ME 15 MARS PROTESTOJME NE GERDEC
Nga ana e PS, fajin e ka Sali që familjarët e viktimave të Gërdecit ende nuk kanë marrë drejtësi. “Që Saliu vret nuk ka shqiptarë që se ka kuptuar”- tha Megi Ajtyresa duke informuar për protestën që PS do të zhvillojë në Gërdec, pikërisht më 15 mars, në tre vjetorin e shpërthimit tragjik që i mori jetën 26 vetëve. Do protestojmë në Gërdec për ti dhënë një “Mesazh të qartë Saliut, kurrë më vrasje, kurrë më padrejtësi”- tha Ajtyresa nga selia rozë.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Berisha mbështet banorët e Gërdecit: Drejtësia do të bëhet