E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, banorët parrulla kundra konsullit grek

KORÇË- Pas reagimit të Këshillit Bashkiak i cili kundështoi vendimin për rikthimin e konsullit grek Theodhoro Ikonomus për shkak të deklaratëve të tij antishqiptare, me parulla pro Camerisë banorët e Korcës kanë protestuar sot para bashkisë dhe në lagjet e ndryshme të qytetit.

Parrullat me mbishkrimet I love you Cameria, Mos harroni Camerine, Rroftë Cameria janë vendosur para bashkisë si shenjë proteste e qytetarëve ndaj rikthimit të konsullit grek në detyrën e tij të mëparshme.

Deklarata e Ikonomus kanë nxitur edhe reagimin edhe shoqatave të ndryshme atdhetare.

Konsulli u bë i njohur për deklaratat e tij ku i bënte thirrje korcarëve të regjistroheshin si grekë, deklarata të cilat shkaktuan reagime të forta.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›