E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiparja u vra nga ish-i dashuri rumun, nuk duroi dot lidhjen e re

27/01/2012  Policia greke: Pesë të rinj u futën në makinë. Një arrestohet

GREQI- Ish-i dashuri i adoleshentes shqiptare që u gjet e masakruar me të dashurin e ri, dyshohet të jetë autori i vrasjes brutale, nga ndjenja e mospranimit të lidhjes së re. Fakte të reja dolën dje në dritë pas hetimeve intensive nga policia e Selanikut, e cila identifikoi vrasësit e adoleshentes nga Drenova e Korçës dhe të dashurit të saj grek. Dje u arrestua vëllai i ish-të dashurit të Kristina Miçanit, ndërsa është zbardhur e gjithë skema e këtij krimi makabër. Duke iu referuar fakteve dhe dëshmive të grumbulluara nga hetimet, ngjarja e ka zanafillën nga fakti që vajza më herët kishte patur marrëdhënie me një 18-vjeccar rom nga Rumania, me emrin Elvis, i cili nuk e pranonte dot që pas ndarjes, ish-e dashura të krijonte një lidhje të re me djalin grek. Më 24 dhjetor të vitit 2011, i riu nga Ksanthi pati një grindje me 18-vjeçarin rom, ku tema ka qenë rivaliteti në dashuri. Pikërisht në atë ditë, në një stacion autobusi në zonën periferike të Dendropotamos, ku ndodheshin të dy të rinjtë, shfaqet 18-vjeçari, i cili e goditi djalin në kokë dhe në gjoks duke e plagosur. Më pas aty vjen një makinë, që drejtohej nga vëllai i Elvisit, një 23 vjeccar, që u arrestua dje, por në makinë ishin edhe 3 të tjerë, dy meshkuj dhe një femër. Ata i futën me forcë në makinë, në pjesën e prapme të mjetit, ndërsa më pas ndodhi vrasja e tyre. Trupat e dekompozuar u gjetën pas një muaji në zonën e Lagadhasë në Selanik. Vëllai i ish-të dashurit rumun, djali 23-vjeçar, u arrestua dhe u dërgua në prokurorinë e Selanikut, ku pritet të japë dëshminë dhe detaje, ndërsa vetë ish-i dashuri i vajzës, pas vrasjes është larguar në Itali. Pesë autorët akuzohen për “vrasje me dashje”, dhe “rrëmbim”. Ndërkaq, vajza 16 vjeçe Kristiana Miçani do të varroset në Shqipëri. Të afërmit e saj shkuan dje në Selanik për të tërhequr trupin e pajetë. Vajza jetonte në Selanik me të atin dhe motrën, pasi prindërit ishin divorcuar. Gjyshi i saj u shpeh në media se vajza grindej shpesh me të atin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›