Apelohet “arresti me burg”për komandantin e Gardës
27/01/2012 Prokuroria dërgoi në Gjykatën e Apelit kërkesën për ti mbajtur në burg 3 të akuzuarit
TIRANË- Ashtu siç e kishte paralajmëruar, kryeprokurorja Ina Rama nuk hoqi dorë nga “arresti me burg” për kryekomandantin e Gardës, shoferin e tij dhe shefin e IT-së së Kryeministrisë, të cilët Gjykata e Tiranës i la dy ditë më parë në “arrest shtëpie”. Nga burime pranë Prokurorisë së Tiranës mësohet se dje në Gjykatën e Apelit është dorëzuar dosja e plotë për apelimin e kësaj mase që prokurorët e konsiderojnë të lehtë. Prokurorët e çështjes insistojnë se vepra penale që kanë konsumuar tre të akuzuarit prej tyre, është tepër e rëndë dhe ata nuk mund të lihen në “arrest shtëpie”. Prokuroria e Tiranës e quan vendimin e gjyqtarit Shkëlqim Mustafa si të pa bazuar në ligj dhe prova dhe kërkuan në Apel rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, duke kërkuar lënien në fuqi të kërkesës së prokurorisë për masën e “arrestit në burg” ndaj tre shtetasve Ndrea Prendi, Margarit Kume dhe Armand Kasaj. Ndërkaq, ditën e mërkurrë të 3 të akuzuarit u paraqitën në Gjykatën e Tiranës për tu njohur me masat “arrest shtëpie”. Avokatët e tyre u shprehën se kanë besim që klientët që ata mbrojnë nuk kanë konsumuar ndonjë vepër penale.
Dëshmitë kyçe
Kryekomandanti Prendi pranoi se ka qëlluar në ajër, shoferi Kume nuk e pranoi faktin se kishte ndërruar tytën e pistoletës me shefin e tij dhe përgjegjësi i IT-së Kasaj ka pranuar se ai është administratori, që nënkupton njeriun e vetëm që ka paswordin (kodin) me të cilin mund të hysh në sistemin e serverit, po nuk ka pranuar të tregojë emrat e bashkëpuntorëve, duke bërë që momentalisht përgjegjësia penale për fshirjen e pamjeve filmike të bjerë vetëm mbi të. Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Gjergj Lezhja, vazhdon të mbetet i dyshuari kryesor lidhur me dhënien e urdhrit për ndërhyrje dhe fshirjen nga serveri i kryeministrisë i pamjeve filmike të 11 kamerave. Deri më tani dëshmia më e rëndësishme mbetet ajo e Mark Ndojt, shefit të armatimit në Gardën Republikane, i cili i pyetur nga prokuroria e Tiranës, lidhur me personin që ka përdorur pistoletën nr. P52796Z, ka pranuar se pistoleta tip “Bereta” i përket komandantit Ndrea Prendi. Kjo armë është indentifikuar si arma që ka ekzekutuar demonstruesin nga Fieri Faik Myrtaj. Sipas Ndojt kjo armë është përdorur për disa kohë nga Prendi, madje ajo është tërhequr nga depoja e armatimit nga vetë komandanti, i cili sipas tij ka firmosur në mandatin e daljes dhe hyrjes në depo.
Vijimi i hetimeve
Ekspertët e FBI-së vazhdojnë të ekzaminojnë bashkë me kolegët shqiptarë dosjen me vrasjet e Ziver Veizit, Aleks Nikajt dhe Hekuran Dedës. Është diskutuar rreth predhës së gjetur në kokën e Aleks Nikajt, predhë e cila është tepër e dëmtuar, por ka ngjashmëri me atë që u gjet në trupin e Faik Myrtajt, për të cilin është përcaktuar edhe arma nga u shkrep, pra pistoleta personale e Prendit. Ndërkaq, po analizohen edhe pjesë të tjera të ekspertizës që solli FBI. Brenda këtyre tre muajve hetime, prokuroria e kryeqytetit pritet të pyes persona të ndryshëm, si gardistë, punonjës të kryeministrisë, me qëllim përcaktimin e përgjegjësive penale, procedurë kjo që mund të ndikojë dhe në arrestime të tjera në kohët në vijim. Për katër vrasjet e demonstratës së 21 janarit, dyshohen 9 efektivë të Gardës së Republikës.