Basha: Modeli ekonomik, Tirana me shumë qendra
TIRANË- Tiranë e gjelbëruar, me më shumë parqe, por dhe policentike, është ky plani i Grupit Strategjik të Planit Urbanistik, i cili nisi diskutimin mbi modelin ekonomik të Tiranës.
Anëtarët e grupit strategjik miratuan propozimet e grupit teknik duke i dhënë tashmë vizualizim të qartë parqeve dhe zonave të gjelbra rreth e qark Tiranës. Kryebashkiaku Lulzim Basha tha se i mbetet parimit të një Tirane të gjelbër e shndërruar në një qendër policentrike.
“Qëndrojmë edhe njëherë fort, por tashmë me një vizualizim të qartë të parqeve, tek parimi i një Tirane të gjelbër, përtej së cilës kufizohet urbanizimi i konsoliduar dhe ku prioritet ka konservimi i gjelbërimit aktual dhe rikthimi i tij", tha Basha.
Grupi strategjik ra dakort me parimet e prezantuara dhe skemën e transportit publik që origjinon pikërisht vendodhja aktuale dhe vendndodhja e projektuar, sipas 4 parimeve të mëparshme të gjeneruesve kryesorë të nevojës dhe pikave kryesore aktuale të densitetit të transportit privat dhe publik.
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Basha: Modeli ekonomik, Tirana me shumë qendra