"21 janari", Rama: Berisha vrau dhe kërkoi të blinte vdekjen, sot s'jemi vetëm
TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste gjatë fjalimit të tij të gjatë dhe të mbushur me dhimbjen e 4 familjarëve të vrarë të 21 janari, nga ‘Akademia e Arteve’ akuzoi kryeministrin Berisha si urdhëruesin e vrasjeve në protestën e opozitës.
“Të gjithë ta marrin vesh njëherë e mirë, qeveria të merr ç’të dojë, shpresat, ëndrrat, shpirtin, të merr dhe jetën kur ia sjell në majë të hundës. Dhe as nuk e ndëshkon kush, pa çka se jemi në shekullin e 21. Kur në Evropë protestuesit djegin e shkatërrojnë, se u shkrepet të ngrejnë krye për liritë e tyre, policia i qëllon vetëm me shkopinj gome, me plumba kauçuku në rastin më tek keq, por jetën ua ruan si gjënë më të shtrenjtë"- u shpreh Rama.
Kreu i opozitës akuzoi drejt përdrejt kryeministrin se ka vrarë 4 protestues dhe më pas ka kërkuar që të blejë heshtjen e familjarëve të të ndjerit Hekuran Deda.
“Një valixhe me para për të pritur kryeministrin dhe në këmbim foton e vrasësit të vëllait, nuk vjen prej një mafie të fshehtë, por nga qeveria. Lajmi çlirues që ambasadori amerikan u dha shqiptarë, i ka bërë ata me fletë, u ka dhënë mbrapsht lajmin se do të kenë përsëri të tyrin, dinjitetin e vjedhur me dhunë, shpresën e humbur”- akuzoi kreu i PS-së.
Rama gjatë fjalimit të tij u shpreh se zgjedhjet e 2013 do jenë provë për të shëndërruar Kushtetutën në pushtet vetjak ose bashkëjetesë demokratike.
“Zgjedhje e ardhsme do jetë prova gjenerale, ose për të shndërruar kushtetutën në pushtet ose duke e vendour Kushtetutën në themelin e bashkëjetesës dhe për ta futur në vlerën e demokracisë”,- nënvizoi Rama.
Kryesocialisti Rama u shpreh se 1 vit pas vrasje barbare të 4 protestuesve Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda, Aleks Nikaj, tashmë orës së drejtësisë i ka ardhur dita.
“Drejtësinë e kërkon Shqipëria, por edhe bota demokratike, miqtë e popullit shqiptar, më të parët miqtë amerikan. Kanë angazhuar FBI-në, pa Shtetet e Bashkuara shqiptarët s’do kishin bërë shumë përpara. Urdhëruesi i vrasjeve nga njëra anë u kapardis për zbatimin e Kushtetutës, ndërsa nga ana tjetër çoj në mesnatë për të blerë me parë vrasjen e Hekuran Dedës. Falë miqve amerikan, jam i bindur se 21 janari i ardhshëm nuk do të na gjejë kështu, tha ai pasi, FBI do të hedhë dritën që do të jetë e pamundur të shuhet nga korrupsioni i pushtetit”,-theksoi Rama.
Kryesocialisti Rama në fund të fjalimit të tij u shpreh se tashmë opozita dhe familjarët e protestuesve të vrarë nuk janë vetëm, pasi tashmë nuk janë vetëm, por kanë mbështetjen e ndërkombëtarëve. Rama u shpreh se me zbardhjen e 21 janarit, shqiptarët i pret një e ardhme më e mirë.
“Shqipëria nuk është vetë. SHBA do ta përfshijë edhe Shqipërinë në këtë rrugë. Le të qëndrojmë të gjithë bashkë në ato vlera dhe parime. Pas zbardhjes së 21 janari, do të jetë një atdhe më i mirë për shqiptarët. Dhe këta fëmijë do të mund të marrin frymë lirisht dhe do të mund të shkruajnë vjershat e të ardhmes së tyre.”- përfundoi Rama.
(e.menga/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: "21 janari", opozita manifestim homazh, familjarët: Duam drejtësi