Basha: Mora garanci për hyrjen e Shqipërisë në NATO
Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, ka marrë ditën e djeshme garanci maksimale nga vendet anëtare të NATO-s se do të ratifikojnë me shpejtësi Protokollin e Anëtarësimit me Shqipërinë. Basha zhvilloi një intervistë me “Zërin e Amerikës” nga ku tha se homologët e tij, Sekretarja e Shtetit, Rajs dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Shefer, kanë premtuar ratifikim të protokollit nga të gjitha vendet anëtare brenda pak muajve. Ministri shqiptar foli edhe në lidhje me vendimet që mori dje tryeza e NATO-s, ku Shqipëria mori pjesë për herë të parë. Në lidhje me situatën në Gjeorgji, Basha tha se Aleanca ka marrë tri vendime. Së pari, është theksuar tërheqja e plotë e trupave ruse, ndihmë për Gjeorgjinë, si dhe ripërcaktim i marrëdhënieve me Rusinë.
Takimi i sotëm i NATO-s ka pasur në qendër të tij çështjen e Gjeorgjisë. A ka pasur divergjenca brenda NATO-s për këtë çështje dhe cili është qëndrimi që ka mbajtur Shqipëria?
Takimi i sotëm është një takim i cili mbahet për shkak të situatës së krijuar në Gjeorgji pas agresionit të trupave ruse atje. Situata është e ndërlikuar, situata është e vështirë dhe pikërisht për të ilustruar zgjidhjen që jep NATO-ja, është mbledhur Këshilli i Aleancës në formatin e ministrave të Jashtëm, sipas propozimit të Sekretares së Shtetit, Kondoleza Rajs. Për herë të parë Shqipëria dhe Kroacia janë ftuar në këtë takim, pas firmosjes së Protokollit të Anëtarësimit më 9 korrik dhe kanë marrë pjesë në këtë takim ku në qendër të tematikës kanë qenë zhvillimet në Gjeorgji, qëndrimi i NATO-s ndaj këtyre zhvillimeve, si dhe marrëdhëniet me Rusinë, një nga faktorët kryesorë të situatës së ndodhur atje. Mund t’ju them se gjatë diskutimeve shumë konstruktive është gjetur një frymë mirëkuptimi, konsensusi, veçanërisht për sa i përket nevojës për t’u paraqitur të bashkuar me një vullnet të përbashkët për sa u përket hapave që do të ndërmerren. Së pari, aleatët e kanë theksuar siç është vënë re në deklaratën zyrtare të dhënë nga mediat menjëherë pas takimit, se është e domosdoshme që tërheqja e trupave të bëhet menjëherë, siç parashikohet edhe në marrëveshjen e nënshkruar nga Presidenti rus dhe ai francez, Sarkozi, dhe nga Sekretarja e Shtetit Rajs. Së dyti, NATO-ja ka marrë angazhime që menjëherë pas tërheqjes së këtyre trupave të intensifikojë ndihmat për zonat e prekura në Gjeorgji. Së treti, është shprehur një qëndrim për një angazhim afatgjatë për ndërtimin e Gjeorgjisë, infrastruktura e së cilës është goditur rëndë nga aparatura ushtarake ruse, prezente prej 10 ditësh në këtë vend. Po kështu, propozimi i NATO-s për krijimin e një instrumenti të veçantë është pranuar dhe që sot është krijuar një komision NATO-Gjeorgji. Po me aq rëndësi është fakti se NATO ka përsëritur sot angazhimin e saj sot për anëtarësinë e Gjeorgjisë, përkushtim që është marrë që në Samitin e Bukureshtit në formë zyrtare. Mund të them se mbledhja e sotme e NATO-s ishte e suksesshme në përballimin e sfidave me të cilat është ndeshur Aleanca pas këtij veprimi ushtarak të Rusisë mbi një vend aspirant për të hyrë në NATO, një vend të cilin NATO-ja e ka të përfshirë qartë në objektivat e saj për anëtarësim, dhe me një axhendë në lidhje për t’i ardhur në ndihmë qeverisë dhe popullit gjeorgjian, por edhe për sa u përket konseguencave në marrëdhëniet afatgjata me Rusinë.
Shqipëria merr pjesë për herë të parë në këtë nivel në NATO. Me çfarë statusi merr pjesë Shqipëria në këtë takim?
Ky është takimi i parë i Këshillit të Aleancës së Atlantikut të Veriut në nivel ministrash të Jashtëm, ku Shqipëria përfaqësohet së bashku me Kroacinë, siç e përsërita, pas 9 korrikut, pas firmosjes së Protokollit të Anëtarësimit, që i hap rrugë të plotë anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë. Anëtarësimi sigurisht do të marrë vlera të plota në momentin e ratifikimit të marrëveshjes nga të gjitha vendet anëtare, por Shqipëria siç u demonstrua edhe në takimin e sotëm, ka marrë pjesë në këtë takim. Mund të them se si për mua ashtu edhe për kolegun kroat, kjo ka qenë një mundësi e mirë për të shprehur gatishmërinë tonë për t’u anëtarësuar në Aleancë, për të mbajtur peshën që na takon, por edhe për të takuar kolegët tanë që një pjesë e tyre janë kthyer edhe nga pushimet dhe për të konfirmuar me kënaqësi vullnetin e tyre për të ratifikuar sa më shpejt Protokollin e Anëtarësimit në NATO për vendet tona ashtu siç u shpreh edhe Sekretari i Përgjithshëm Shefer, por edhe ministrat e tjerë, për samitin e ardhshëm që mbahet në prill në Strasburg.
Për çfarë biseduat me Sekretaren Rajs?
Me Sekretaren Rajs, por edhe me kolegët e pranishëm, u bisedua situata në Gjeorgji dhe marrëdhënia NATO-Rusi ka qenë tema kryesore e diskutimit. Por siç e thashë edhe më përpara, shpreh kënaqësinë time dhe të kolegut kroat pasi kemi konfirmuar edhe një herë, nëpërmjet këtyre takimeve, mbështetjen e plotë për ratifikimin sa më të shpejtë të Protokollit të Anëtarësimit të NATO-s kur jemi vetëm pak muaj përpara samitit të ardhshëm.