Struktura e pagave për tatimorët dhe doganierët
Punonjësit e tatimeve dhe doganave do të kenë strukturë të re pagash. Qeveria ka vendosur me anë të një vendimi të posaçëm pagesën e të gjithë punonjësve të kësaj administrate. Kështu duke filluar nga data 1 korrik e këtij viti, punonjësit në dogana dhe tatime do të paguhen ndryshe nga më parë. Vendimi ka prekur edhe shtesat e pagave në rast kualifikimesh, si dhe ka vendosur shtesë në pagë prej 2 për qind për çdo vit pune shtesë në administratë.
Vendimi
Vendimi i qeverisë ka përcaktuar strukturën dhe nivelin e ri të pagave të punonjësve të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ku është parashikuar që paga për punonjësit me arsim të lartë të jetë 11.000 lekë në muaj. Për punonjësit e doganave dhe për punonjësit e tatimeve është parashikuar e njëjta masë për vjetërsi pune, 2 për qind shtesë pas çdo viti pune deri në 25 vjet. Edhe punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve do të përfitojnë sipas vendimit të qeverisë shtesë mbi pagë për çdo titull, gradë apo kualifikim shkencor. Paga bazë e punonjësve të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave me arsim të lartë, duke filluar nga data 1 korrik e këtij viti është 11.000 lekë në muaj. Shtesa për vjetërsi në punë jepet në masën 2 për qind pas çdo viti pune deri në 25 vjet dhe llogaritet mbi pagën bazë të punonjësve me arsim të lartë. Për punonjësit mbështetës, pra ata që nuk kanë arsim të lartë, qeveria ka vendosur që vjetërsia në pune të paguhet në masën 1 për qind mbi pagën e pozicionit, pas çdo viti pune deri në 25 vjet. Në vendimin e qeverisë është parashikuar që të gjithë nëpunësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave që kanë kualifikime pasuniveristare, gradë apo titull shkencor, të përfitojnë shtesë mbi pagën mujore. Shtesa jepet kur kualifikimi, grada apo titulli shkencor përputhet me përshkrimin e punës së nëpunësit rast pas rasti nga Departamenti i Administratës Publike. Kur nëpunësi ka kualifikim, gradë apo titull më të lartë sa ai i përcaktuar për pozicionin e tij, përfiton vetëm shtesën e përcaktuar për pozicionin. Kur nëpunësi ka kualifikim, gradë apo titull më të ulët se ai i përcaktuar për postin e tij, përfiton shtesën në përputhje me gradën dhe titullin që mban. Në bazë të këtij vendimi, titullari i institucionit me titullin profesor apo profesor i asociuar, do të përfitojë një shtesë prej 30.000 lekësh mbi pagën mujore. Zëvendëstitullari i institucionit apo drejtori i drejtorisë me gradën “doktor i shkencave” do të përfitojë një shtesë prej 25.000 lekësh mbi pagën mujore. Përgjegjësi i sektorit, shefi i sektorit, kryetari i degës doganore, specialisti, doganieri, koordinatori dhe këshilltari i cili ka bërë studime të thelluara pasuniversitare, master të nivelit të dytë apo studime specializuese afatgjata do të përfitojë një shtesë prej 100 mijë lekësh mbi pagën mujore.
Struktura e pagave në sistemin doganor dhe niveli i pagave të punonjësve në aparatin e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave
Klasifikimi
doganor Pozicioni Kategoria Paga e grupit Shtesa vjetore për vjetërsi Shtesa për kualifikim Shtesa e poicionit Shtesa për kushte pune
1 1 2 3 4 5 6
Titullari i institucionit II-a 11000 2% 103 500 20000
A Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm II-b 11000 2% 86 500 15000
Këshilltar, Drejtor drejtorie, drejtor drejtorie rajonale, kryetar i Degës Doganore Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, Gjirokastër III-a 11000 2% 68 500 15000
B Përgjegjës sektori, kryetar dege doganore Fier, Kapshticë, Korçë, Lezhë, Bllatë, Kukës, Sarandë, Berat, Tri Urat, Qafë-Thanë, Elbasan, Përgjegjës operacionesh në degën doganore Tiranë, Durrës III-a/1 11000 2% 58 300 14000
C.1 Inspektor kontrolli i brendshëm, përgjegjës turni, përgjegjës zyre doganore, komandant grupi anti-kontrabandë specialist laboratori, specialist administrator rrjeti, jurist. III-b 11000 2% 51 500 14000
Financier në degë doganore, përkthyes, koordinator në DOH, specialist i marrëdhënieve ndërkombëtare III-b 11000 2% 51 500 12000
C.2 Doganier kontrolli, dokumentar fizik, inspektor anti-kontrabandë, asistent laboratori, llogaritar. IV-a 11000 2% 39 000 12000
C.3 Doganier pranues, doganier peshoreje, doganier pike kontrolli, përpunues informacioni, sekretar, arkivist. 1% 31 000 11000
D.1 Magazinier, Furnitor, operator, shofer, teknik 1% 27 400 6 000
D.2 Punëtor mirëmbajtje 1% 18 500 5 000
D.3 Sanitar 1% 17 000 2 000
Struktura e pagave të sistemit tatimor dhe niveli i pagave të nëpunësve në aparatin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve
Pozicioni Kategoria Paga e grupit Shtesa vjetore për vjetërsi Shtesa për kualifikim Shtesa e pozicionit Shtesa për kushte pune
1 2 3 4 5 6

Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm II-b 11000 2% 86 500 15000
Drejtor drejtorie III-a 11000 2% 68 500 15000
Përgjegjës sektori III-a/1 11000 2% 58 300 14000
Përgjegjës sektori III-b 11000 2% 51 500 10000
Inspektor Auditi i Brendshëm, Kontrolli i Brendshëm III-b 11000 2% 51 500 10000
Specialist IV-a 11000 2% 39 000 10000
Specialist IV-b 11000 2% 29 000 10000
Sekretar IV-b 11000 2% 29 000 5 000
Struktura dhe nivelet e pagave të nëpunësve në Drejtoritë Rajonale të Tatimeve
Pozicioni Kategoria Paga e Grupit Shtesa vjetore për vjetërsi Shtesa për kualifikim Shtesa e pozicionit Shtesa për kushte pune
1 2 3 4 5 6
Drejtoria rajonale III-a 11000 2% 68 500 15000
Drejtor drejtorie III-a/1 11000 2% 58 300 15000
Përgjegjës sektori zyre III-b 11000 2% 51 500 13000
Specialist/ inspektor 1 IV-a 11000 2% 39 000 13000
Specialist/ inspektor 2 IV-b 11000 2% 29 000 11000
Specialist/sekretar IV-c 11000 2% 21 500 5 000
Ruli kritikon drejtimin e kompanisë “Albpetrol”
Ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, ka qenë dje prezent në analizën gjashtëmujore të kompanisë së vetme shtetërore të naftës “Albpetrol”, nga ku ka lëshuar kritika për menaxhimin e kompanisë. Fillimisht drejtori i “Albpetrol”-it, Ylli Gjoni, u shpreh se kompania ka arritje të ndjeshme dhe se mosrealizimet janë të pandjeshme. Me këtë konkluzion duket se nuk ka qenë edhe ministri Ruli. “Problemet janë evidente, pasi ato janë bërë shqetësuese jo vetëm nga punonjësit e kësaj kompanie, por edhe nga banorët si dhe nga kryetarët e komunave ku operon kjo kompani naftë-nxjerrëse. Ju nuk i keni menaxhuar dhe nuk i keni përdorur fondet e dhëna siç duhet, në ndihmë të rehabilitimit të ambienteve të ndotura nga puna që keni kryer”, - tha Ruli në këtë takim. “Ju nga fondet që u ka vënë në dispozicion ministria keni përdorur vetëm 6.9 % të tyre. Me të drejtë banorët, punonjësit apo edhe krerët e komunave kanë ankesa, pasi ata e kanë tokën e tyre, kanë banesat dhe ndotja ka ndikuar në shëndetin e tyre dhe jo vetëm aty, por edhe tek bagëtitë me të cilat ata ushqehen”, - tha më tej ministri.