Berisha: Jo më ndryshime në ligjin e pronave
Qeveria nuk do të bëjë më asnjë ndryshim në ligjin për pronat, pavarësisht se ka kundërshtime për zonën bregdetare të vendit. Kryeministri Sali Berisha nga Jugu i Shqipërisë siguroi dje pronarët, se qeveria do bëjë çdo përpjekje që procesi i kthimit të pronave të përfundojë në mënyrë sa më transparente dhe eficente. Por sipas tij, askush nuk mund të pretendojë për një ligj të veçantë vetëm për zonat bregdetare. Njëherësh ai përsëriti qëndrimin se ligji 7501 për tokën nuk mund të abrogohet. Kryeministri Berisha vijoi dje turin e inaugurimeve të investimeve që po bëhen nëpër rrethet e Shqipërisë, në fshatrat e Bregut (Nivicë, Shën Vasil, Borsh, Palermo dhe Vuno) nën moton “Shqipëria po ndryshon”. Por gjatë takimeve me banorët e këtyre zonave, Berisha u përball me shqetësimet e tyre për pronat në zonat përgjatë bregut. Në përgjigje të banorëve të zonës për çështjen e pronave, Kryeministri u shpreh se “në të gjitha fshatrat e Bregut has ankimime të tilla dhe shumë serioze”. Por, shtoi Berisha, duhet të jeni të sigurt që ligji 7501 nuk mund të abrogohet, sepse nuk mund të bëhen dy ligje, një ligj për bregun dhe një tjetër për zonat e tjera, për shembull për Gjirokastrën apo për Korçën. “Ju duhet të dini se çdo padrejtësie të bërë duke keqpërdorur një ligj, i jepet përgjigje dhe zgjidhje me ligjin që sapo ka kaluar në Parlament. Të jeni të sigurt se do të investohet dhe do të bëhet çdo përpjekje që ky proces të përfundojë në mënyrë sa më transparente dhe efiçente. Unë këtë shqetësim e ndjej në të gjitha fshatrat e bregut, por nuk më ndodh ta dëgjoj në fshatra të tjera ku unë shkoj. Po përpiqem të hetoj dhe të merrem me këtë çështje, por ligjin nuk e ndryshojmë dot”, - deklaroi z. Berisha. I shoqëruar nga ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, z. Sokol Olldashi, kryetari i Bashkisë së Sarandës, z. Edmond Gjoka dhe kryetari i Komunës së Lukovës, z. Vladimir Kume, Kryeministri mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të fillimit të punimeve për ndërtimin e rrugës së re në fshatin Nivicë. Rruga e re, e cila lidh qendrën e Nivicës me rrugën nacionale Borsh–Sarandë, është bashkëfinancim i buxhetit të shtetit dhe pushtetit vendor, me vlerë 10.5 milionë lekë. Berisha u shpreh se qeveria është e vendosur që në të gjitha fshatrat përgjatë bregut të bëjë çdo investim për një infrastrukturë të re dhe me standarde moderne, për rrugë të mira, ujësjellës dhe kanalizime. Kryeministri Berisha kërkoi nga kryetari i komunës, z. Vladimir Kume, nga këshilli i kësaj komune, por edhe nga komunat e tjera përreth, që të marrin pjesë në këto projekte, për të cilat 90 % e financimeve do të sigurohen nga qeveria dhe 10 % nga pushteti vendor. Kryeministri kërkoi që të hartohet projekti për rrugën e Shën Vasilit, si dhe për qendrën e Lukovës, projekte këto që do të kenë mbështetjen e qeverisë. “Ne do të punojmë shumë si përgjatë bregut, ashtu dhe në zonën e Korçës, në mënyrë që të ecim zonë pas zone dhe asfaltojmë të gjitha rrugët e vendit”, - u shpreh Kryeministri Berisha. Kryeministri inspektoi rrugën që është në ndërtim, duke kërkuar që punimet e saj të përfundojnë para afateve.
Mediu: Legalizimi, jo në kurriz të pronarëve
Aleati më i afërt i PD-së, kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, i argumentoi dje pretendimet e pronarëve legjitimë për skenarë abuzimi në kurriz të tyre nga ALUIZNI, me faktin se në përbërje të shoqatës ndodhen dhe ekspertë që kanë ekzaminuar në detaje procesin. Sipas Mediut, "shoqata ka ekspertë të një niveli të tillë që e njohin mirë këtë çështje, ndaj dhe qeveria duhet t'i dëgjojë me kujdes kërkesat e tyre. “Procesi i legalizimit nuk mund të bëhet në kurriz të pronarëve legjitimë", - tha kryetari republikan, Fatmir Mediu. Kreu i PR-së komentoi dhe tërheqjen e përkohshme të partisë së tij nga kërkesa për abrogimin e ligjit 7501 të pronave, duke dalë në krah të Berishës. Nga ana tjetër, Shoqata “Pronësi për Drejtësi” denoncoi para pak ditësh një vjedhje në zonat informale në kryeqytet, duke legalizuar me ngut dhe me çmime qesharake territore të përfshira në vijën e verdhë të planit të Tiranës së madhe, miratuar në parim nga KRRTSH-ja. Abuzimi, sipas tyre, qëndron në faktin se sipas ligjit aktual të legalizimeve, me hyrjen në fuqi të planit të ri, të mbajtur të fshehur për shumë kohë, në zona si Bathorja e Kamza, nuk do të mund procedohet në këtë drejtim.
Shën Vasil, Berisha premton investime të tjera
Kryeministri Sali Berisha u ndal dje në fshatin Shën Vasil ku mori pjesë në ceremoninë e përurimit të fillimit të punimeve për rikonstruksionin e sistemit të furnizimit me ujë të kësaj zone. Ai bëri të ditur se mandatin tjetër do të ketë projekte të tjera për këtë zonë. Rikonstruksioni që parashikon përmirësimin e sistemit të shpërndarjes së ujit të pijshëm, kombinuar me lidhjet e shtëpive, si dhe instalimin e matësve të ujit në çdo familje, arrin vlerën rreth 25.5 milionë lekë. Gjatë ceremonisë, Kryeministri u shpreh se me përfundimin e këtyre punimeve, familjet e kësaj zone do të kenë furnizim me ujë 24 orë. Duke folur për bukuritë e kësaj zone dhe për rëndësinë e përmirësimit të infrastrukturës, Kryeministri Berisha theksoi se brenda këtij viti do të fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës që të çon nga fshati Shën Vasil në bregdet. “Dua të siguroj banorët se pas këtij projekti, rikonstruksionit të sistemit të furnizimit me ujë të kësaj zone, do të nisë menjëherë rruga që i çon banorët e Shën Vasilit më shpejt në bregdet. Sapo të përfundojë projekti, ne do të hapim tenderin me qëllim që të fillojë ndërtimi i saj brenda këtij viti”, - u shpreh Kryeministri.