Edi Rama nis detyrën me përurim palestre
Lideri i së majtës, Edi Rama, është rikthyer nga pushimet dhe ditën e djeshme ka bërë daljen e parë publike. Rama ka preferuar të nisë me përtaci aktivitetin e tij, ku si kryetar bashkie ka marrë pjesë në përurimin e punimeve të palestrës së “Shkollës së Kuqe”. Kësaj shkolle po i ndërtohet palestra dhe po punohej prej disa muajsh, por kryetari i baskisë, Rama, preferoi ta përuronte ditën e djeshme. Në daljen e tij para mediave, Rama nuk ka preferuar të japë komente politike në lidhje me aktualitetin e ngjeshur të këtyre ditëve, pas publikimit të bilancit të qeverisë nga Kryeministri Berisha. Ndonëse këto ditë partitë opozitare kanë reaguar në lidhje me këtë bilanc, Rama ka zgjedhur reflektimin. Ai është përqendruar vetëm në kontrollin e punimeve në palestrën e “Shkollës së Kuqe”, një investim prej 5 milionë lekësh. “Vetëm disa vjet më parë dukej një ëndërr e parealizueshme që shkollat e Tiranës të kishin edhe palestra të standardeve evropiane. Sot ne jemi në rrugën e realizimit të këtij synimi, duke ndërtuar palestra të reja, duke rikonstruktuar hapësira ekzistuese përjashta çdo lloj parametri dhe njëkohësisht me një plan të qartë për të ndërtuar të tjera palestra në vitin që vjen dhe për të realizuar synimin që asnjë shkollë e Tiranës të mos jetë pa palestër”, - u shpreh Rama në këtë dalje të parë publike, dhe këto ishin fjalët e tij të vetme. Në të njëjtën ditë, Kryeministri Berisha ka pasur vizita në bregdet nga ku është shprehur se nuk do të ketë më ndryshime me pronat si dhe tha për mediat se “Shqipëria po ndryshon”. Nga ana tjetër, Lëvizja Socialiste për Integrim u shpreh dje nëpërmjet nënkryetarit të saj, Pëllumb Xhufi, se “thirrjet e përsëritura që LSI-ja i ka drejtuar lidershipit të Partisë Socialiste për të organizuar një debat të hapur mbi çështjet më thelbësore të Kodit Elektoral, kanë ndeshur në një heshtje prej nënkontraktorësh të kapur”. Pavarësisht këtyre deklaratave mediatike, lideri i PS-së, Rama, nuk ka shprehur asnjë mendim. Partia Socialiste është mjaftuar vetëm me reagimin e zëdhënëses Kodheli në lidhje me akuzat e LSI-së. Palestra e përuruar nga kryetari i baskisë, Rama, konsiston në ndërhyrjen dhe në përmirësimin e mjediseve sportive në shkolla dhe në lagje. Sipas njoftimit për shtyp, do të realizohet shtrimi, i cili do të vendoset mbi shtresa cilësore të sipërfaqeve absorbuese, vetëniveluese, pikërisht për salla shumësportëshe. “Muret perimetralë betonarme do të bëhen me panele druri, ndërsa muret e brendshme dhe të jashtme të palestrës do të lyhen me hidromat. Do të ribëhen shtresat e dyshemesë në nyjen sanitare që ndodhet pranë palestrës. Do të bëhet veshja e mureve me pllaka qeramike në lartësinë 1.8 metra së bashku me pajisjet hidro-sanitare”, - thuhet në këtë njoftim për vizitën e Ramës tek punimet e “Shkollës së Kuqe”.
Topalli viziton fëmijët në nevojë në qytetin e Lushnjës
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e ka kaluar ditën e djeshme me fëmijët në nevojë në qytetin e Lushnjës. Nën kujdesin e Kryetares së Kuvendit dhe bizneseve lokale, në këtë qytet është hapur një shkollë verore për fëmijët në nevojë, e cila ofron mjedise bashkëkohore për 95 fëmijë. Topalli u ndal e bisedoi me grupet e fëmijëve në mjedise të ndryshme, në atë të njohurive kompjuterike, të leximit, të njohjes me konventën e të drejtave të fëmijëve, ndërsa u argëtua bashkë me ta nën tingujt e muzikës apo gjatë ndjekjes së një ndeshjeje futbolli. “Shkolla verore në Lushnjë, - tha Kryetarja e Kuvendit, - është një iniciativë pioniere, një model i suksesshëm që besoj do të adoptohet edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Kjo shkollë verore, si një kulturë e vullnetarizmit që ekziston dhe në shtete të tjera, është një organizim i mrekullueshëm, ku fëmijët do të mund të lexojnë literaturë të pasur, të punojnë në kompjutera, të luajnë, të dëgjojnë muzikë dhe të argëtohen në mënyra të ndryshme. Stina e verës është një moment ku disa fëmijë nuk kanë mundësi të gjejnë argëtim, dhe mendoj se ky është një rast shumë i mirë që fëmijët të kalojnë kohën e lirë, të gjithë së bashku”, - tha Topalli për mediat. Drejtoresha e Arsimit në Lushnjë, Ardita Gjyla, falënderoi Kryetaren Topalli për kontributin e saj, “pasi këta fëmijë kanë nevojë, krahas kujdesjes e dashurisë, edhe për dije e ditë të gëzueshme dhe kjo shkollë ua ofron”.