E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndaleni punën e fëmijëve

 Duke iu referuar takimit, Ministri Ksera vuri në dukje se qëllimi i “takimit koordinues me të gjithë aktorët, në veçanti me të zgjedhurit vendorë nga zgjedhjet e fundit, është njohja e tyre me reformat e fundit në fushën legjislative që promovon dhe garanton të drejtat e fëmijëve”.

Sipas ministrit, ngritja e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, institucion përgjegjës në nivel qendror që monitoron respektimin e Ligjit për të drejtave të fëmijëve, do te rrisë rolin e strukturave vendore për mbrojtjen më të mirë të fëmijëve nga dhuna, shfrytëzimi, mosgëzimi i të drejtave. “Procesi i decentralizmit të kompetencave i ka dhënë një rol shumë të rëndësishëm qeverisjes vendore në institucionalizimin dhe respektimit të të drejtave të fëmijëve në Shqipëri”, tha ministri, duke e vënë theksin në rëndësinë e koordinimit të punës mes Agjencisë dhe njësive vendore.

Duke iu referuar njësive për mbrojtjen e fëmijëve të ngritura pranë njësive vendore, Ksera deklaroi se këto struktura janë përgjegjëse për koordinimin dhe referimin e çdo rasti të fëmijëve në rrezik abuzimi, dëmtimi, trafikimi, shfrytëzimi apo neglizhimi. “Në këtë kuadër, një rol shumë të rëndësishëm ka përfshirja në proces i administratorëve shoqërorë në bashki e komuna, psikologëve në shkolla, mësuesve, personelit të kopshteve, mjekëve të familjeve, policisë së antitrafikimit dhe të rendit publik, punonjësve socialë të qendrave publike dhe private të shërbimeve shoqërore dhe punonjësve e organizatave joqeveritare”.

Për sa i përket fenomenint të punës së fëmijëve, Ministri i Punës theksoi se ky fenomen përbën shqetësim të madh pasi “shfrytëzimi i tyre për përfitime ekonomike i hap rrugë mohimit edhe të drejtave të tjera shumë themelore për fëmijët”, duke kërkuar nga të gjithë aktorët, veçanërisht strukturat e ngritura pranë njësive vendore, që të vendosin në krye të agjendës së tyre përballjen me këtë fenomen.

Kryetarja e Asgjësisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, znj. Miranda Pasha, bëri një prezantim të punës së Asgjësisë dhe vuri në dukje se po punohet intensivisht për ngritjen e strukturave për mbrojtjen e fëmijëve në të gjitha njësitë vendore. “Deri tani, janë ngritur dhe funksionojnë strukturat në nëntë qarqe dhe njëzet e tetë bashki dhe komuna”, deklaroi znj. Pasha. /Start/

                                                                                             2011-10-21 16:04
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›