E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Në 6 mujorin e parë të 2010 shqiptarët pa viza në hapësirën Shengen

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Lulzim Basha, gjatë një takimi me banorët e Cërrikut premtoi se, që në 6-mujorin e parë të vitit 2010, shqiptarët do të lëvizin pa viza në hapësirën Shengen. “Cërriku nuk mund të trajtohet më si pronë e askujt, çka kanë bërë socialistët në 8 vjet, duke e lënë qytetin në varfëri dhe mjerim. Cërriku është pjesë e ndryshimit të gjithë Shqipërisë të cilin e mundësoi Partia Demokratike, për këtë arsye ftoj edhe socialistët t’i bashkohen projektit europian të PD”, tha Basha duke shtuar se për herë të parë në historinë e saj, Partia Socialiste ndodhet pa alternativë para zgjedhësve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›