E Diel, 1 Nëntor 2026

Në mandatin e dytë të qeverisjes së PD-së do të hiqet tatimi për pagat minimale

Kandidatët për deputetë të  Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës kanë deklaruar se,  në mandatin e dytë qeveria do të rrisë pagën minimale dhe do të ul tatimin për pagën  deri në 20 mijë lekë. Kandidatët e PD-së, Majlinda Bregu, Florion Mima, Viktor Gumi dhe Indrit Fortuzi, gjatë një takimi me punonjës dhe administratorët e Fabrikës së Këpucëve  “Filanto” , në rrugën Don Bosko në Tiranë, janë  njohur me kushtet e punës dhe ndryshimet që ka pësuar ky bisnes pas uljes së taksave dhe furnizimit pa ndërprerje me energji elektrike.  Administratorët e fabrikës theksuan se reforma e taksave dhe klima mbështetëse për bisnesin i ka ndihmuar ata për të shtuar linjat e prodhimit dhe për të hapur më shumë vende pune. Pronarët e fabrikës “Filanto” deklaruan se 4 vjet më parë shpenzonin 7-8 milionë lëkë në muaj për të vënë në punë gjeneratorët. Ndërsa punonjëset e fabrikës pohuan se 4 vjet më parë pagueshin rreth 10 mijë lëkë të reja në muaj, ndërsa tani paga e tyre është rritur 80 %.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›