E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tryeza PS I kuptimte bojkoti i opozites

PS-ja nuk le asnje shprese per pjesemarrjen e saj ne tryezen e thirrur nga Kryeministri Sali Berisha per reformen zgjedhore. Partia Socialiste reagoi ne lidhje me deklaratat e sekretarit te Pergjithshem te LSI-se Luan Rama i cili e cilesoi te pakuptimte bojkotin e Rames ndaj tryezes se partive politike. Anetarja e Asamblese Kombetare te Partise Socialiste Megi Ajtyresa deklaroi Ilir Meta bashke me shoferin e tij te ri mund te vazhdojne te rrine parkuar ne oborrin e pushtetit te votave te vjedhura. Ata mund te vazhdojne te ngarkojne maunen e LSI-se me pasurite qe i vidhen perdite ketij populli nga qeveria - tha Ajtyresa duke ironizuar keshtu me deklaraten e ish-Kryeministrit Fatos Nano. Sipas saj opozita do te vazhdoje betejen per nje model te ri qeverisjeje drejtesie shoqerore e zhvillimi ekonomik. Berisha Meta dhe Nano jane bere bashke per te vjele pushtetin e te vjetres. Ne jemi bashke per ti dhene force shpreses ndryshimit perparimit - u shpreh znj. Ajtyresa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›