Basha Ne axhenden time si kryebashkiak infrastruktura do jete prioritet
Kandidati për kryebashkiak në Tiranë, Lulzim Basha, ishte dje me banorët e “Komunës së Parisit”.
Kjo zonë në Tiranë, e mbipopulluar vitet e fundit, është ndër më problematiket përsa i përket infrastrukturës.
Pluhur ne verë dhe përmbytje në kohë shirash, kjo është pamja e përhershme e saj.
E këto shqetësime i janë shprehur kandidatit për bashkinë e Tiranës Lulzim Basha, i cili pasditen e djeshme ka kaluar disa orë me banorë të kësaj zone, që i përket Njësisë Bashkiake Nr.5.
“Vetëm të kesh anije me kalu këtu në këtë lagje të ‘Komunës së Parisit’ kur bie shi”, i tha Bashës një banor. “Nuk hyn në punë kjo rrugë as për këmbësorët as për makinat.
Tani para një jave kanë filluar ndërtimin për fushatë, siç është bërë rruga nga ana tjetër… problemi me këto punime është që për një javë bëhen dhe për një javë prishen, besoj se e njëjta gjë do të ndodhi dhe këtu”, u shpreh e shqetësuar një banore e komunitetit.
“Na vijnë miq nga jashtë dhe na vjen shumë turp që e gjejnë qytetin tonë të rrënuar. Çdo mëngjes ngrihemi me pluhur, fëmijët janë bërë me alergji”, u ankua një banore tjetër e zonës.
Lulzim Basha i dëgjoi këto shqetësime dhe i siguroi qytetarët se do të jenë në axhendën e tij si Kryebashkiak.
Edhe në këtë njësi, fëmijët kanë shprehur shqetësimin për mungesën e këndeve të lojërave, madje kanë preferuar që kërkesat e tyre t’ia japin me shkrim kandidatit për kryetar të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.