E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDIU eshtja kombetare dhe bashkimi ekonomik i shqiptareve pikat tona kyce

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet, vijon takimet elektorale në teatrin “Skampa” të Elbasanit, në prani të qindra simpatizantëve të saj.

Çështja kombëtare dhe veçanërisht bashkimi ekonomik i shqiptarëve, kanë qenë pikat kryesore të programit ku është ndalur kryetari Shpëtim Idrizi.

Kurse Presidenti i nderit Tahir Muhedini, vlerësoi rolin e qytetarëve të Elbasanit në historinë e shtetit shqiptar dhe bëri thirrje që të gjithë të bashkohen rreth pdiu-së për të zgjidhur çështjen kombëtare.

PDIU garantoi mbështetje të plotë për kandidatin e aleancës për qytetarin për bashkinë e Elbasanit.

Vetë kandidati Durim Hushi, e cilësoi partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet si një forcë dinamike në politikën shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›