"S'kemi interes per asnje parti"

Ambasadori i SHBA ne Tirane, Xhon Uidhers, ne nje interviste per "VOA" eshte shprehur ne lidhje me situaten politike ne Shqiperi, duke nenvizuar se nuk kane interes per parti, apo individe te vecante ne Shqiperi. Ne themel te deklarimeve ka qene respekti ndaj institucioneve te pavarura dhe qendrimi i ekzekutivit ndaj tyre. Uidhers eshte shprehur se, shpreson se qeveria do te kete qasje pozitive ndaj ligjit te "Dosjeve" sipas rekomandimeve te nderkombetareve. Njeheresh ai ka nenvizuar faktin se SHBA e sheh shume te rendesishme, aplikimin ne Shqiperi te parimit te nje "qeverie te kufizuar". Uidhers tha se viti 2008 paraqiti kater ngjarje te rendesishme: Pavaresine e Kosoves, ftesen e Shqiperise per ne NATO, zgjedhjen e Obames dhe fatkeqesisht tragjedine e Gerdecit per te cilin, hetimet duhet te shkojne ne fund.
Z. Ambasador, te hedhim nje veshtrim mbi vitin 2008, nje vit i vrullshem ne Shqiperi dhe jashte saj. Me pak fjale, cili do te ishte vleresimi juaj per vitin e kaluar?
Ka disa gjera te mrekullueshme qe ndodhen ne vitin 2008, fryma, gezimi dhe festimi kur Kosova u be e pavarur, me pak se nje vit me pare. Ishte vertet nje hap pertej nje ndarjeje historike. Do te thoja se per kete rajon, si dhe per boten, ishte nje arritje me permasa historike, per njerez qe kishin luftuar per aq shume kohe per te qene te lire dhe te pavarur, e qe arriten kete synim te mrekullueshem. Pastaj, sigurisht, ne prill ishte Samiti i NATO-s qe ftoi Shqiperine dhe Kroacine per anetaresim te plote, gje qe shpresojme, se do te arrihet ne Samitin e ardhshem pas afro dy muajsh. Edhe kjo, ishte nje arritje historike dhe njihte vendosmerine dhe bashkimin e popullit shqiptar ne synimin per te arritur dicka me permasa te medha. Ngjarja e trete, qe mendoj se pati rendesi te madhe historike dhe qe do te kete nje ndikim shume pozitiv mbi Shqiperine, ishin zgjedhjet amerikane. Ishte kenaqesi per mua qe udhetoja anembane Shqiperise dhe shihja, se sa nga afer shqiptaret e ndiqnin fushaten. Mendoj qe rezultati i zgjedhjeve ishte i tille qe, marredhenia shume pozitive mes Amerikes dhe Shqiperise, vetem do te rritet dhe cohet me tej, nga zgjedhja e Presidentit Obama. Te gjitha keto ishin zhvillime shume pozitive.
Duhet te them edhe qe Shqiperia vuajti nje tragjedi, ate qe ndodhi ne Gerdec, ne te cilen aq shume njerez, njerez te pafajshem, humben jeten dhe aq shume njerez te pafajshem u plagosen dhe jeta e te cileve ndryshoi, ka mundesi, pergjithmone. Ishte nje tragjedi njerezore qe na preku te gjitheve. Une shkova, vizitova dhe bisedova me njerezit ne Gerdec. Eshte shume e rendesishme qe te jepet ndihme, per jetet e atyre njerezve ne perpjekje per ta kthyer sa me shume qe te jete e mundur prane normales.
Pra, me pak fjale, keto jane gjerat qe do te vecoja gjate vitit 2008.
Pak dite me pare, duke folur mbi pritshmerite e ShBA ndaj Shqiperise, ju permendet: Respektin per Kushtetuten, perpjekjet per te luftuar korrupsionin, si dhe nje perkushtim ndaj parimeve e veprimeve demokratike, qe te jene pertej cdo dyshimi. Jane keto nje referim i pergjithshem, nje citim i pritshmerive qe Presidenti Obama ka ndaj vetes, apo jane edhe nje referim konkret ndaj zhvillimeve te brendshme ne Shqiperi?
Mendoj se e dicka e rendesishme qe duhet mbajtur ne mend, lidhur me zgjedhjen e nje presidenti amerikan eshte qe perzgjedhja e tij, zgjedhja e tij, ben dy gjera; funksionon ne te pakten dy nivele ne arenen e jashtme. Keto parime kane vlere jo vetem per vendet e medha, me te cilat ShBA ka lidhje shume te ngushta, por edhe me vendet me te vogla. Niveli i pare eshte marredhenia specifike qe Presidenti percakton dhe qe u kerkon te gjitheve ne qeverine amerikane, dhe permes tyre, perfaqesuesve te tij kryesore ne vendet e huaja, qe te punojne per ta vene ne zbatim. Ne lidhje me Shqiperine, lajmet do te jene mjaft te mira. Kemi nje baze te forte historike mbi te cilen te ndertojme. Amerikanet dhe shqiptaret kane pasur nje lidhje te vecante, qe shtrihet ne disa dhjetevjecare dhe qe mbijetoi edhe perpjekjen e regjimit komunist, per ta thyer ate. Kemi arritjen e rendesishme ne rajon qe permenda - pavaresia e Kosoves, si dhe NATO. Nje prej perfitimeve te medha te Samitit te NATO-s ne prill, eshte qe do t'i jape mundesi Presidentit te fokusohet ne menyre specifike tek vendet e reja kandidate, Kroacia dhe Shqiperia. Do t'u jape udheheqesve mundesine per t'u takuar, per te diskutuar mbi ceshtjet qe kane ne plan dhe kjo eshte nje mundesi e jashtezakonshme. Vjen ne nje kohe shume te mire per ne amerikanet dhe per ju shqiptaret, sepse ne ato takime, ne mund te fokusohemi tek ceshtjet specifike.
Niveli tjeter qe eshte pak me i veshtire per t'u perkufizuar, por ne shume menyra edhe me i rendesishem, eshte qe nje administrate e re amerikane sjell me vete energji te re, nje pakete te fresket idesh, si dhe nje ton te ri. Personalisht mendoj qe nuk ka rendesi nese kjo administrate eshte republikane apo demokrate; nderkohe qe zhvillohen rrethanat anembane botes, kjo administrate formon tonin e veprimet e veta dhe perqendron energjine e vet mbi keto rrethana. Ne rastin e Presidentit Obama, fokusi i tij shume qartesisht do te jete mbi marredheniet e rigjalleruara dhe te intensifikuara kudo ne bote. Kjo nuk eshte dicka qe perqendrohet specifikisht mbi Shqiperine, apo mbi Kinen, apo mbi Afriken e Jugut. Por, toni i ri jep nje themel, jep nje ndjenje te nje qellimi dhe drejtimi te ri qe do te na lejoje ne qe merremi specifikisht me Shqiperine, te sjellim nje axhende te re, nje seri te re idesh qe mund t'ia paraqesim administrates per shqyrtim dhe nderveprim. Kjo pastaj na lejon te hedhim nje shikim te ri, mbi menyren se si funksionojne gjerat. Mund te flasim pak me shume me vone, por kjo eshte nje kohe e mire per kete qellim, sepse Amerika sapo kreu zgjedhjet e veta vjet dhe Shqiperia do te kete zgjedhjet e veta kete vit.
Nje prej ceshtjeve me te debatuara kohet e fundit eshte ligji i Lustracionit. Ky ligj eshte kritikuar nga ShBA, por edhe nga OSBE, Keshilli i Evropes, dhe se fundi edhe nga BE. ShBA kane thene qe ligji ngre shqetesime serioze ligjore dhe kushtetuese. Cilat jane keto shqetesime dhe cilat do ishin pasojat e ketij ligji?
Pozicioni i qeverise se ShBA eshte shume i njohur. Pozicioni eshte paraqitur edhe ketu edhe ne Uashington. Kemi ngritur problemin ne kushtetutshmerine e ligjit si dhe mbi zbatimin e mundshem te ligjit. Keto jane ceshtje qe jane ngritur edhe nga nje numer institucionesh dhe organesh, anembane Evropes dhe mendoj qe te gjithe ne shpresojme qe qeveria e Shqiperise, do beje nje qasje te re ndaj ketij ligji, dhe do te shfrytezoje mundesine e ndihmes qe te gjithe ne, qe jemi miq te Shqiperise, kemi ofruar.
Megjithekete, qeveria dhe perfaqesuesit me te larte te mazhorances e pane miratimin e ketij ligji si nje akt historik. Si e shpjegoni kete kembengulje, per te mos marre parasysh rezervimet apo keto sugjerime?
Edhe nje here, si miq te Shqiperise, gjithcka mund te bejme eshte qe te bejme rekomandimet tona dhe te japim keshillat tona me te mira. Shpresojme se do te merren parasysh. Te gjithe kemi objektivin perfundimtar te perpjekjes per ta bere situaten lidhur me kete ligj sa me te mire qe mund te behet dhe shpresoj qe pozicioni yne eshte i qarte, dhe qe merret si nje rekomandim konstruktiv.
Shume vezhgues e shohin situaten me shqetesim dhe jane te mendimit qe proceset integruese te Shqiperise mund te vihen ne pikepyetje, sidomos afrimi me BE, sepse ceshtja e NATO-s duket se eshte nje fakt i kryer. Cili eshte vleresimi juaj?
Nuk mund te flasim ne emer te BE. Eshte nje pyetje qe u duhet bere atyre. Mendoj qe dinamika e vertete ketu, ka nevoje te jete e tille qe drejtimi te jete perpara. Shqiperia ka bere nje rruge te gjate perparimi nga viti 1991, kur vuante nen nje regjim shtypjeje dhe tiranie thuajse te pabesueshme. Mendoj qe te gjithe miqte e Shqiperise, mes te cileve shpresoj qe SHBA te konsiderohet nje prej kryesoreve, po perpiqen t'i japin ritem ketij perparimi dhe ne kete menyre, shpresojme qe te mund te ofrojme mbeshtetje dhe ndihme te madhe per synimet qe kane shprehur qeveria dhe populli shqiptar, dhe kjo eshte integrimi ne bashkesine euro-atlantike dhe ne bashkesine e demokracive.
Gjate vitit te kaluar, ne lidhje me disa zhvillime te brendshme, kryesisht lidhur me sistemin e drejtesise - kujtoj ketu ligjin per prokurorine, dekretet e Presidentit per anetaret e Gjykates se Larte, ceshtja "Fazllic" - ju dhe faktore te tjere nderkombetare ishit ne oponence te qarte me qeverine. A mendoni se kane qene raste te izoluara apo nje tendence per te ushtruar ndonje lloj presioni mbi sistemin e drejtesise?
Do shprehesha keshtu, ka shume vende ne bote qe, si pjese e batices se historise, kane qene ne gjendje te dalin nga diktaturat komuniste dhe lloje te tjera totalitarizmi. Sigurisht, ne amerikanet kemi qene gjithmone absolutisht ne krye te luftes kunder diktatures komuniste, dhe mendoj qe askush nuk mund te thote te kunderten. Por me te gjitha keto demokraci qe linden, procesi i arritjes, sigurimit te synimeve kombetare shprehur nga popujt e tyre, nuk eshte nje mberritje. Nuk eshte se mberrin ne nje destinacion. Gjeja e madhe e demokracive eshte qe jane gjithmone duke korrigjuar veten dhe duke permiresuar veten. Kjo eshte e vertete per demokracite me te vjetra te konsoliduara si ne Evrope dhe SHBA, por edhe per demokracite e reja. Synimi yne ne te vertet, cdo gje qe qeveria dhe ambasada jone ben, eshte te nxjerrim mesime nga pervoja jone, si ne vendin tone ashtu edhe ne nderveprimet tona me demokracite e reja, per t'i ndihmuar demokracite e reja te shmangin shume prej gabimeve apo shtigjeve te gabuara qe kane ndjekur vende te tjera. Ne lidhje me situaten qe kemi pare ketu si dhe ne vende te tjera, ajo qe duhet mbajtur mend eshte qe parimi themelor i cilesdo demokraci, dhe ketu mund te perdor SHBA si nje shembull paresor, eshte parimi i nje qeverie te kufizuar.
Qeverise i jepet pushteti te beje gjera te caktuara dhe i duhet dhene fleksibiliteti dhe autoriteti, qe te mbroje vendin dhe te promovoje mireqenien e pergjithshme te shtetasve te saj. Por ka edhe sfera, brenda cilesdo demokraci, ne te cilat pushteti i qeverise nuk duhet te nderhyje. Kete debat e zhvillojme gjithe kohen ne SHBA. Institucioni kyc per te percaktuar se deri ku duhet te arrije autoriteti i qeverise, fleksibiliteti i qeverise, veprimet e qeverise dhe ku jo, eshte sistemi gjyqesor i vendit. Prandaj, eshte me rendesi jetesore qe ky gjyqesor te ruaje pavaresine e tij, ne menyre qe te mund ta ruaje kete drejtpeshim midis sferave te veprimit te qeverise dhe te drejtave te qytetarit per lirite individuale, ne ate nivel ku duhet te jete. Ne lidhje me interesin per zhvillimet e ndryshme ketu, kjo eshte vertet sfera mbi te cilen funksionojme. Nuk ka asnje interes te SHBA ne personalitetet e vecanta qe funksionojne ne kete vend. Nuk ka kurrfare interesi te SHBA tek partite. Nuk ka asnje interes ne llojet e ndryshme te konkurrimit politik qe zhvillohet. Ajo ne te cilen populli amerikan dhe qeveria amerikane perqendrohen ketu dhe kudo tjeter, jane institucionet. Ato jane themelet, ato jane mekanizmat qe jetojne gjate. Se dyti, ne shohim proceset dhe procedurat. Edhe nje here, sepse keto jane mjetet nepermjet te cilave mund te perforcohet liria e shprehjes, zgjedhjet e lira e te ndershme. Prandaj, mendoj qe kemi nje mesazh shume pozitiv dhe shpresoj, nje mesazh konstruktiv dhe ndihmues.
Publikisht ju i keni dhene mbeshtetje te hapur Prokurorise shqiptare, e cila aktualisht po merret me disa ceshtje te rendesishme, si "Gerdeci", sapo mbylli hetimet per rrugen Durres-Kukes, apo edhe ceshtjen "Fazllic". Ka kritika nga mazhoranca qe zyra e prokurorit po vepron ne menyre politike, gjithashtu, kohezgjatja e ketyre hetimeve ka krijuar idene e mungeses se eficiences, sidomos duke pasur parasysh qe jemi prane hyrjes ne nje stine zgjedhore. Vleresimi juaj?
Permenda rolin e kufizuar te qeverise. Me lini te flas pak mbi rolin e diplomacise. Fola edhe mbi rolin e institucioneve. Ne lidhje me pyetjen qe bete, ne fakt eshte nje ceshtje qe duhet ta zgjidhe sistemi i qeverisjes. Mosmarreveshje do te kete gjithmone. Ka gjasa te kete gjithmone pershtypje se disa prej ceshtjeve kane implikime politike. Secila pale do shohe tjetren dhe do flase mbi kohen etj. Por kjo eshte vertet nje fushe ku mendoj se shqiptaret kane nevoje t'i zgjidhin gjerat vete. Per sa kohe keto pikepamje te ndryshme gjejne zgjidhje brenda kuadrit te duhur ligjor, atehere duhen lejuar te marrin rrugen e tyre.
Korrupsioni eshte nje tjeter teme diskutimesh te nxehta. Ka vleresime te ndryshme per rezultatet e qeverise ne kete lufte. ShBA ka ofruar ndihme ne forma te ndryshme per kete lufte. Jeni te kenaqur me c'ka eshte bere deri tani?
Kur behet fjale per korrupsionin - nje problem universal dhe ne fakt kohet e fundit kemi pasur disa raste korrupsioni ne nivele te larta ne ShBA. - askush nuk duhet te jete i kenaqur per sa kohe qe ai vazhdon. Eshte nje ceshtje qe perben helm per cdo shoqeri dhe duhet luftuar pa pushim. Nuk mund te ndalosh. Nuk mund te jesh i kenaqur. Duhet vazhduar derisa te jete fshire teresisht. Prandaj qeveria dhe institucionet e drejtesise jane kaq te rendesishme. Institucionet duhet te kene pushtet te mjaftueshem per te gjetur te korruptuarit, t'i hetojne ata dhe t'i sjellin para drejtesise, brenda kuadrit te sundimit te ligjit. Ne vende te caktuara dhe ne kohe te caktuara ne te gjithe historine, te korruptuarit duken sikur jane ne avantazh, por jo nga pikepamja afatgjate sepse ne fund, institucionet e forta, do te triumfojne gjithmone mbi korrupsionin. E perseris, prandaj vendosim kaq shume theks ketu mbi ndertimin e institucioneve dhe po bejme c'ka mundemi per te ndihmuar ne luften kunder korrupsionit. Kemi nje numer programesh qe kane nje rol te madh ndihme per shqiptaret kunder korrupsionit. Jam shume krenar per to. Eshte programi yne OPDAT, programi yne ICITAP, si dhe programet nepermjet USAID, eshte zyra jone e Marredhenieve Publike qe merret me edukimin e njerezve mbi rreziqet dhe problemet e korrupsionit. Besoj qe kemi ndihmuar ne shume menyra ketu, por nuk mund te jesh kurre i kenaqur. Lufta duhet te vazhdoje gjithmone.
Kete vit Shqiperia do te perballet me nje sfide te rendesishme, zgjedhjet e pergjithshme. Shpesh, edhe ne zgjedhjet e kaluara, eshte thene qe jane nje prove vendimtare per te ardhmen e vendit. Cila do te jete pesha e vertete e permbushjes apo jo te standardeve, mbi marredheniet e Shqiperise me partneret e saj?
Mendoj qe keto zgjedhje do te kene nje rol dhe rendesi shume me te madhe - nuk kam qene ketu ne zgjedhjet e meparshme - ndoshta se sa zgjedhjet e meparshme. Peizazhi i Evropes dhe peizazhi i Shqiperise kane ndryshuar shume shpejt, 20 vitet e fundit. Shqiperia eshte me e angazhuar, ben tregti me shume, ka marredhenie me shume me nje bashkesi boterore me te gjere, se sa ne te kaluaren - jo per faj te saj sigurisht. Nderkohe qe ben keto, perfitimi i atij integrimi dhe nderveprimi, me te gjitha keto shoqeri te ndryshme, eshte shume pozitiv dhe shume i dobishem per Shqiperine. Nderkohe qe zhvillohet - dhe zhvillimi eshte shume i shpejte- pritshmerite, qe Shqiperia te arrije standardet e atyre vendeve me te cilat radhitet, behen gjithnje e me te medha.
Nje prej elementeve kyc te nje demokracie jane zgjedhjet e lira dhe te ndershme. Te gjithe e dime dhe dihet publikisht qe zgjedhjet shqiptare kane pasur problem ne te kaluaren. Tani, ne qershor ekziston nje shans i vertete per ta lene gjithcka pas, per te pasur zgjedhje ku organizimi, administrimi, pjesemarrja e njerezve dhe shume gjera te tjera te jene sic duhet, eshte shume e mundshme per Shqiperine t'i arrije. Po punojme shume fort per ta ndihmuar qeverine dhe popullin e Shqiperise qe t'i bejne keto zgjedhje nje hap gjigant perpara dhe per te vendosur ate baze thelbesore te demokracise ketu.