E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkim i padrejtë, Shehu fiton gjyqin e 100 mijë euro

TIRANE- Gjykata e Tiranës ka pranuar padinë civile të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Agim Shehu ndaj ministrisë së Brendshme.

Gjenerali kërkoi rikthimin e gradës 'Drejtues i parë', të cilën e ka mbajtur gjatë kohës që ka ushtruar detyrën në krye të kësaj Drejtorie si dhe pagën dhe të gjitha detyrimet financiare prej 30 qershorit 1997.

Gazeta Shqiptare zbulon detajet e vendimit te gjykates në artikullin e botuar sot me titull “Gjyqi, Agim Shehu fiton 100 mijë euro”, të gazetares Klodiana Lala.  
Gjykata ka vendosur që ta dëmshpërblejë gjeneralin me pagën e 11 viteve dhe ti riktheje graden "Drejtues i pare".
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›