E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder, plagoset 24 vjecari,pas konfliktit te castit

SHKODER- Një 24 vjecar është qëlluar me pistoletë sot në mëngjes në qytetin e Shkodrës. Sipas të dhënave të para të policisë, 24 vjecari Roland Vukaj është qëlluar me plumb në këmbë në lagjen Skënderbeg, përballë spitalit të qytetit.

Policia, ka vajtur në vendngjarje për të zbardhur motivin dhe autorët e krimit, thotë se plagosja ka ndodhur pas një grindjeje të castit për motive të dobëta me autorin.

24 vjecari është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po punohet për identifikimin e autorëve.
(s.g/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›