E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Basha: Nuk do jemi opozitë bllokuese, do jemi opozita më efikase që ka njohur vendi (VIDEO)

bashaaaaaaaaaBasha thotë se opozita erdhi në pushtet me vota të vjedhura, por flet edhe për konsumim nga pushteti dhe të meta të PD-së. Kryetari i ri i PD tha se ata që do kontrollojnë koncesionet e qeverisjes së PD, nuk do gjejnë asgjë. Basha tha se PD nuk do bëjë opozitën e baltës dhe të shpifjes

Kryetari i ri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi për herë të parë grupin parlamentar të kësaj force politike, përpara mbledhjes së Kuvendit.

Në krahun e djathtë të Bashës qëndronte Sali Berisha dhe Jozefina Topalli, ndërsa Basha mbajti fjalimin e tij përpara mediave duke premtuar opozitë në parlament dhe jashtë tij.

Kemi potencialet të bëjmë opozitën më efikase që ka njohur vendi, tha Basha.

Kryetari i PD vlerësoi rotacionin e pushtetit, duke thënë se është atributi jetëdhënës i demokracisë.

E me gjithë këto vlerësime, Basha sërish tha se në pushtet është një opozitë që ka vjedhur dhe ka tjetërsuar votat për të ndryshuar rezultatin.

Por për herë të parë Basha foli për konsumim nga pushteti dhe defekte të qeverisjes së PD.

Kjo nuk do të na pengojë që të shohim defektet dhe të metat tona dhe konsumimin nga pushteti, tha Basha.

Ky është grupi parlamentar i PD-së. Kjo këtu është opozita parlamentare e Shqipërisë. Kjo fjalë do të thotë shumë për shqiptarët. Ne jemi krenarë se jemi partia që e ka themeluar opozitën në Shqipërinë postkomuniste.

Ne kemi mbajtur gjallë opozitarizmin nga revanshizmi neokomunist në vitet 1997- 2005, tha Basha.

Sot, në një Shqipëri të zhvilluar falë qeverisjes sonë, ne fillojmë një opozitë të re përballë një shumice që është votuar me një program të së majtës së vjetër, tha Basha duke përsëritur akuzat ndaj PS-së se ka ardhur në pushtet me mashtrime antiglobaliste.

Por Basha tha se do bëjnë një opozitë ndryshe.

Ne nuk do të bllokojmë siç bënte Edi Rama, por do jemi protagonistë, duke nisur nga marrja e statusit kandidat në dhjetor. Ne do japim konsensus pa kusht për çdo ligj dhe çdo akt që shkon për integrimin e Shqipërisë, tha Basha.

Duke rreshtuar disa nga prioritetet e punës së grupit parlamentar, Basha tha se nuk do lejohet zhbërja e produkteve të arritura gjatë qeverisjes së PD.

Basha tha se ata që do hetojnë koncesionet e qeverisë Berisha nuk do gjejnë asgjë, pasi ndaj tyre janë hedhur vetëm mashtrime.

Prioritet absolut i yni do jetë monitorimi i premtimeve të kësaj qeverie. Ne nuk do japim paqe asnjë minutë sa i përket mbajtjes së premtimeve që u kanë bërë qytetarëve, tha Basha.

Ne nuk do jemi opozita e baltës, spekulimeve, shpifjes apo dhunës verbale, por do jemi opozita e arsyes, etikës dhe klasit që karakterizon politikën e qendrës së djathtë.

Nuk do jemi as opozitë libreske apo akademike, por do jemi opozitë popullore dhe publike. Deputetët tanë do jenë në kontakt me zgjedhësit. Grupi ynë parlamentar do jetë zëri i Shqipërisë opozitare, theksoi kryetari i ri i PD.

Sipas tij, opozitarizmi dhe qeverisja janë dy talente të spikatura të PD-së./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›