E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monti-Kameron Do punojme per nje treg te perbashket europian

Kriza ekonomike në Eurozonë ka qenë kryefjala e takimit mes ktyeministrit britanik David Kameron dhe atij italian Mario Monti në Londer. Pas takimit të dy kryeministrat kanë zhvilluar një konferencë për shtyp para gazetarëve. Kameron theksoi dhe një herë si emergjente gjetjen e një zgjidhje për krizën në eurozonë.
“Sot diksutimi ynë fokusohet mbi ekonominë në Eurozonë dhe në nevojën urgjente për një zgjidhje të besueshme për krizën e Eurozones. Të dy ramë dakord që një treg i vetëm europian, është zgjidhje unike dhe duhet ta shfryteëzojmë këtë mundësi. Jane tre prioritete ku unë do të doja të shikoja më shumë veprim. Së pari një test i ri i rritjes ekonomike të BE, së dyti dua të shoh zbatimin e një tregu të vetëm europian dhe së treti dua të shoh një program ambicioz të një marrëveshjeje tregtare me ato vende që po ecin mjaft mirë ekonomikisht, përfshirë këtu dhe Indinë.
Ndërsa kryeministri italian kërkoi që BE të vërë në punë të gjitha asetet që disponon.
Gjithashtu eështë shumë e rëndësishme të vendosim vështirësitë që po kalon Eurozona në një perspektivë më të gjërë, e cila do të përshpejtonte dhe do të nxiste rritjen ekonomike të BE dhe krijimin e vendeve të punës. Dhe për këtë gjë ramë dakord me kryeministrin britanik që Europa duhet të shpërthejë e të vërë në punë të gjtha asetet që disponon dhe tregu i vetëm është më thelbësori i këtyre aseteve
Kryeministri britanik duke takuar gazetarët ne Dauning Stret, pas takimit me Mario Montin, tha se ky i funfit është një lider i fortë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›