E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Nuk mund të luaj për Shqipërinë

Migjen Basha nuk do të luajë ndonjëherë për Kombëtaren shqiptare. Mesfushori kosovar, i cili ka luajtur për Zvicrën në kategoritë më të reja, kishte probleme me pasaportën, pasi që nuk ka mundur ta merrte nënshtetësinë shqiptare, sepse kishte pasaportë zvicerane dhe serbe.

“Unë kam luajtur për të gjitha grupmoshat e Zvicrës. Sa i përket Shqipërisë, kam probleme me pasaportën, kështu që nuk besoj se mund të luajë për Kuqezinjtë. Arritja e trajnerit De Biasi ka sjell entuziazëm të madh në Shqipëri dhe atje tentohet të arrihet në Botëror”, deklaroi futbollisti i Torinos për Tuttosport.

Ai ndihet i kënaqur me sezonin e parë në fanellën Granata, ndërsa nënvizon se primati në renditje është fryt i punës së bërë. “Jemi të parët, me meritë. Tash duhet ta vazhdojmë punën e nisur, duke tentuar t’i fitojmë ndeshjet në shtëpi, në mënyrë që të na konvenojë edhe ndonjë barazim në udhëtim”, përfundoi Basha.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›