E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, tur me kenge ne labe

Turi “Shqiperia po ndryshon” e ka cuar kryeministrin Sali Berisha ne zemer te Laberise, per te inaguruar ujesjellesa dhe rruge ne tre komuna te kesaj zone. Nje dite pas publikimit te progres-raportit te Komisionit Evropian per Shqiperine, kryeministri Berisha, i frymezuar edhe nga kenga labe, preku piken e dobet te qeverisjes se tij, korrupsionin.

“Po bejme cdo perpjekje per t’i dhene fund korrupsionit. Liria e vertete floririt eshte lufta kunder korrupsionit. Sa me shume ta luftojme ne bashkarisht korrupsionin, aq me larte do ia ngrene koken secilit prej nesh”, eshte shprehur Berisha.

Kreu i qeverise, ne kete tur paraelektoral, beri percaktimin e tij per Partine Socialiste dhe kryetarin e saj, Edi Rama. “Flet dhe akuzon, por nuk thote asgje”, tha Berisha.

Ndersa per qeverine e tij, natyrisht vleresimi ishte tjeter. “Ne nuk merremi me fjale, ne vijme tek ju me vepra, sepse Shqiperia po punon. Ne jemi per vepra, fjalet ua leme te tjereve”, theksoi kryeministri.

Krahasimin mes qeverise dhe opozites Berisha e beri edhe ne komunen e Llakatundit, ku e cilesoi raportin e Komisionit Evropian si me pozitivin ne keto vite.

“Ju dini te zgjidhni, me xhaketat e Rucit dhe te Edi Rames shkohet drejt te shkuares. Ndersa ne me rruge, me shkolla, me perpjekje per integrim, me ftesen e Shqiperise per ne NATO, do ecim te sigurte drejt te ardhmes”, deklaroi Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›