E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politika të gjejë konsensus për ndarjen e re administrative, është domosdoshmëri

07-07-2013 / Gazeta 55

Kryebashkiaku Lulzim Basha në takimin e Asamblesë së Rajoneve të Europës


“Ndarja e re administrative në vendin tonë si dhe shpërndarja e fondeve në mënyrë proporcionale është e domosdoshme për të vijuar zhvillimin e mëtejshëm të rajoneve”. Kështu është shprehur nga Kukësi, kryetari i shoqatës së bashkive, njëkohësisht dhe kryebashkiaku i Tiranës, Lulëzim Basha gjatë një takimi për decentralizimin e pushtetit vendor në këtë qytet. Sipas tij, forcat e ndryshme politike duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët për të realizuar një gjë të tillë, pasi hapat fillestarë, sipas tij, janë ndërmarrë në këto 8 vite kur në krye të qeverisë ka qenë mazhoranca e djathtë. “Demokracia mund të shërbehet vetëm nëpërmjet një procesi të vazhdueshëm dhe jo final të decentralizimit të kompetencave drejt pushtetit lokal. Nevoja akute për rindarjen administrative të Shqipërisë. Kostoja e mirëmbajtjes së këtij sistemi të decentralizuar është e barabartë ose më e madhe se kostoja e shërbimeve që kryhen ose duhet të kryhen ane mbanë Shqipërisë. Kjo me dy qëllime, së pari grupimin e resurseve dhe vënien e tyre në shërbim të qytetarëve. Dhe së dyti, për t’iu përgjigjur kësaj situate ku shumë prej shërbimeve sot kryhen dhe mund të kryhen në kohë reale dhe me cilësi më të lartë, në një sistem me shumë funksional nëpërmjet rindarjes të kufijve administrativë. Është e nevojshme dhe e domosdoshme të njihet një sistem më i mirë, më proporcional, më i drejtpërdrejtë dhe më i decentralizuar i shpërndarjes të ardhurave”- u shpreh Basha. Këto deklarata Lulëzim Basha i ka bërë gjatë një seminari të mbajtur në Kukës, nga Asambleja e Rajoneve të Europës në të cilën ishin të pranishëm edhe kryetarët e Qarqeve shqiptare, përfaqësues të organizatave që operojnë në Shqipëri, aktorë europian si dhe ekspertë të ndryshëm. Ky takim ka çelur mundësinë e diskutimit në thellësi për sfidat e qeverisjes dhe organizimit të ardhshëm territorial të vendit si dhe përcaktimin e qartë të kompetencave të niveleve të ndryshme administrative.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›