E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Park të gjelbër në Paskuqan

Në aktivitetin e zhvilluar me rastin e kësaj dite në rrugën pedonale “Murat Toptani”, Basha tha se "Bashkia e Tiranës ka nisur një program intensiv mbjelljesh të pemëve në qytet, në parkun ekzistues, po kështu po planifikon hapjen e një parku tjetër, atë të Paskuqanit".

Basha kërkoi bashkëpunim nga qytetarët për të kontribuar për të pastruar ajrin, nëpërmjet përdorimit të ndërgjegjshëm të mjeteve të transportit, përdorimit të makinave personale vetëm atëherë kur janë të dosmodoshme.

"Rikthim tek ecja me biçikleta dhe transporti publik, që do të thotë dosmodoshmëri për investime në këtë sektor, në vijëzimin e rrugëve të biçikletave,përmirësimin e ofertës së transportit publik dhe përmirësimit të lëvizjes së kalimtarëve”, tha Basha.

Kryetari i Bashkisë përmendi dhe investimet në drejtim të ujit të pijshëm, duke theksuar se "qëllimi është që brenda këtij vit të përfundojmë investimet e shpërndarjes së ujit të pijshëm anembanë Tiranës"./Start/

                                                                                             2012-04-22 14:39
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›