E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, vëzhguesit e OKB-së vizitojnë Homsin

Në një video amatore shihen pesë personat e ekipit të OKB-së në Homs, duke ecur nëpër rrugët e mbuluara me rrënoja dhe të rrethuar me ndërtesa të shkatërruara.

Homsi ishte vend i bombardimeve të vazhdueshme nga ana e qeverisë së Sirisë, përkundër armëpushimit të mbështetur ndërkombëtarisht. Armëpushimi parashikonte që të dy palët, luftëtarët opozitarë dhe forcat besnike ndaj Presidentit Bashar al-Asad, duhet t’i ulin armët, pas 14 muajsh dhunë nga e cila janë vrarë më tepër se 9 mijë njerëz.

Ekipit të zgjeruar të monitorimit të OKB-së i është dhënë një mandat nismëtar për të hyrë në Siri për 90 ditë, nëse sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, vlerëson se shkuarja e tyre në Siri është e sigurt.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-04-22 13:56
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›