Basha Perfundon dixhitalizimi i adresave garancia per zgjedhjet e 8 majit

Perfundon projekti Per modernizimin e sherbimit te Gjendjes Civile dhe te sistemit te adresave ne Shqiperi financuar me 2.5 milion euro nga BE OSBE dhe SHBA
Perfundimi i hedhjes ne harten dixhitale te sistemit te adresave per bashkite dhe komunat e Shqiperise eshte vleresuar nga ministri i Brendshem Lulzim Basha si nje nga momentet me te rendesishme ku suksesi i projektit deshmon perkushtimin e qeverise per bashkepunim te vertete me te zgjedhurit vendore. Gjithashtu i realizuar ne parametrat me moderne sot te perdorshem ne hapesiren e Bashkimit Europian ky projekt sipas ministrit Basha eshte nje nga garancite ne perputhje me standardet evropiane per zgjedhje te lira e te ndershme ne 8 maj. Nje dite me pare kreu i qeverise kryeministri Sali Berisha ministri i Brendshem Lulzim Basha ze/minister i Brendshem Ferdinand Poni ambasadori i OSBE-se ne Shqiperi Eugen Wollfarth si dhe pjesemarres te tjere te Bordit Drejtues te projektit kane marre pjese ne ceremonine e perfundimit te projektit te financuar dhe asistuar nga BE Per modernizimin e sherbimit te Gjendjes Civile dhe te sistemit te adresave ne Shqiperi. Gjate fjales se tij te rastit ministri Basha eshte shprehur mes te tjerash se Fale perkushtimit kembenguljes te te gjithe faktoreve te ketij projekti dhe ne vecanti partnereve tane BE OSBE dhe partnereve te tjere qe ndihmuan jo vetem me financimin por edhe me ekspertizen profesionale sot po u themi me krenari te plote se ne kemi perfunduar nje nga fazat kryesore te modernizimit pas gjendjes civile pas dokumenteve te sigurta te identifikimit te leternjoftimeve elektronike dhe pasaportave biometrike kemi realizuar besoj me sukses te plote ate pjese te mandatit te Ministrise se Brendshme ne projektin madhor te Shqiperise dixhitale te qeverise nepermjet perfundimit te hedhjes se te dhenave ne kete regjister do ta quaja jo thjesht nje harte por regjister elektronik te adresave te te gjithe Shqiperise. Suksesi i ketij projekti demonstron ne radhe te pare vizionin por edhe perkushtimin e qeverise shqiptare per nje bashkepunim te vertete jo siperfaqesor me te zgjedhurit vendore sepse pa kete bashkepunim te vertete te prekshem dhe te suksesshem nuk do te vinim sot ne perfundim te kesaj pune kaq masive. Se dyti demonstron perkushtimin tone ndaj standardit me te larte bashkekohor qe mund te gjendet sepse eshte fakt qe perfundimi i ketij projekti behet nepermjet parametrave me moderne momentalisht te perdorshme ne Bashkimin Evropian apo ne hapesiren euroatlantike. Padyshim qe per gjenerata e gjenerata te tera referencat jo vetem ne komuna por edhe ne qytetet me te medha te vendit kane mbetur ne vendnumero. Kane mbetur referenca kur edhe ne qendrat me te medha te vendit identifikoheshin me emrat e pemeve puseve tregjeve qe ekzistonin kur keto qytete ishin nje e dhjeta apo nje e njezeta e asaj qe jane sot- ka thene ministri i Brendshem. Nderkohe duke falenderuar stafin e ketij projekti stafin e perbashket te Ministrise se Brendshme OSBE Bashkimit Evropian ministri Basha ka deklaruar se plotesimi uniform dhe standard i parametrave me bashkekohore dhe i praktikave me te mira evropiane sa i perket Regjistrit Kombetar te Adresave por po keshtu Gjendjes Civile dhe pajisjes se qytetareve me karta identiteti dhe pasaporta biometrike sot ne shifrat respektive prej 2.7 milion dhe 1.6 milion sikunder standardi tashme i arritur dhe i konfirmuar unanimisht nga te gjithe aktoret e vendit dhe te huaj te Policise se Shtetit jane garancite me te mira ne perputhje te plote me standardet evropiane qe Ministria e Brendshme ofron ne kuader te angazhimit te qeverise per zgjedhjet e lira dhe te ndershme te 8 majit.
Berisha
Dixhitalizimi i adresave themel i sigurt per zgjedhje te lira
Pasi ka shprehur mirenjohjen e tij per OSBE BE SHBA dhe vendet mike para ambasadoreve te akredituar ne Tirane kryeministri Sali Berisha ka vleresuar projektin e perfunduar te sistemit te adresave te cilin ai e quajti pa asnje hezitim si projekti dixhital me themelor i kombit dhe vendit. Gjate fjales se tij me kete rast kryeministri Berisha eshte shprehur mes te tjerash se Para 10 vitesh keto terma ishin utopike. Qeveria e shpalli si projekt madhor nga nje prapambetje e madhe e trasheguar. Me i rendesishem eshte ky projekt qe inaugurojme sot me parate e taksapaguesve te vendeve anetare te Bashkimit Evropian me ndihmen e qeverive mike SHBA- te dhe ekspertizen e shkelqyer te OSBE-se inaugurojme nje histori te madhe suksesi projekt qe tejkalon fillesat e tij. Inaugurojme nje projekt pa te cilin do te ishte e pamundur te kishim zgjedhjet me standardet me te mira ne 2009 e pamundur te shkeputeshim nga paranoja e certifikatave te 2007-es te realizonim pajisjen e qytetareve shqiptare me karta moderne identiteti dhe pasaporta biometrike. Keto jane disa nga elementet e dukshem te ketij projekti themelor. Me i cmuari i tij eshte ai i padukshmi ajo qe ky projekt do te sjelle ne te ardhmen. Me i rendesishmi eshte per ata qe kane humbur kohe dhe fatkeqesisht ne jemi kombi me kohehumbur per shkak te rrethanave historike.. Kreu i qeverise tha gjithashtu se duhet te shpreh nje vleresim te vecante per OSBE-ne e cila ka nje kontribut historik ne ndihmen e madhe qe ka dhene ne procesin me themelor te nje shoqerie procesin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme. Jam i bindur se roli i tyre ka qene i nje rendesie te jashtezakonshme. Ka qene ndihma e gjithanshme e OSBE-se ne ligjet dhe vendosjen e sistemit me te mire te identifikimit te qytetareve shqiptare. Ky projekt perben nje themel te sigurt te zgjedhjeve qe po vijne per te cilat qeveria ka perkushtimin qe ato te plotesojne standardet e OSBE- ODIHR/it. Koha eshte e ngushte rekomandimet jane aty qeveria eshte e hapur plotesisht.
Ambasadori i OSBE Eugen Wollfarth
Sistemi i ri i adresave siguron bazen per listat e votuesve
Ne 8 maj 2011 do te zhvillohen zgjedhjet e reja vendore. Modernizimi i regjistrit te gjendjes civile dhe sistemi i ri i adresave siguruan bazen per te pasur lista me te sakta votuesish. Keshtu eshte shprehur mes te tjerash ambasadori i OSBE ne Tirane Eugen Wollfarth i cili ne fjalen e tij te rastit ka thene se Veprimtaria e sotme shenon mbylljen zyrtare te nje prej projekteve te Prezences se OSBE-se ne Shqiperi per modernizimin e sistemit shqiptar te adresave dhe regjistrit te gjendjes civil ndash projekt qe ka dhene rezultate te qarta dhe pozitive per qytetaret shqiptare. Wollfarth ka sqaruar me tej se Ky projekt eshte mundesuar nepermjet nje fondi prej 2.5 milion euro te Bashkimit Evropian dhe me financim te OSBE-se dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes si dhe me ndihmen teknike te Austrise Norvegjise dhe Keshillit te Evropes. Projekti u zbatua nga viti 2007 deri ne fund te vitit 2010. Ndersa ka theksuar se Ashtu si cdo nivel i administrates edhe te gjitha partite politike duhet te marrin persiper pergjegjesite e tyre ne pergatitjet per Diten e Zgjedhjeve. Qytetaret e ketij vendi meritojne absolutisht asgje me pak se kaq. Dua gjithashtu te kujtoj qe nje regjister i gjendjes civile eshte ne vetvete pune ne progres sepse kerkon mirembajtje te vazhdueshme dhe pastrim nga dublikimet dhe gabimet. Perfundimi i ketij procesi do te sjelle permiresime te metejshme ne jeten e qytetareve shqiptare. Perdorimi i adresave do te vazhdoje te sjelle permiresim te listave te votuesve dhe administrimit te zgjedhjeve. Ne kete pike dua te shpreh falenderimet e mia per Qeverine dhe vecanerisht per Ministrine e Brendshme per tre vite bashkepunimi te mire. Shpresoj te vazhdojme te kemi nje bashkepunim te mire ne te ardhmen. Dua te falenderoj anetaret e Bordit Drejtues per mbeshtetjen dhe angazhimin e tyre me projektin ndash ne vecanti falenderoj Zevendesministrin Poni per drejtimin e ketij projekti gjate gjithe kesaj kohe dhe madje edhe me pare-ka thene gjate fjales se tij ambasadori i OSBE-se ne Tirane.