E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrezohen pergjimet e SHISH lirohen Luan e Fatos Rami

Gjykata shfuqizon vendimin Pergjimet efekt parandalues jo prove per gjykimin. U akuzuan per vrasjen e liderit te PS-se Edi Rama

Gjykata e Apelit nxjerr bllof pergjimet e SHISH te serv iruara si prove nga Prokuroria dhe i konsideron ato te pavlefshme duke liruar dy personat e akuzuar per nje vrasje te mundshme te kreut te Partise Socialiste Edi Rama. Sipas gjykates keto pergjime nuk mund te konsideroheshin si prove ne gjykate pasi nuk kane vlere ligjore dhe efekti i tyre eshte vetem parandalues. Gjithashtu gjyqtari qe shqyrtoi masen rrezoi edhe arrestimin ne flagrance duke e konsideruar si te paligjshem. Nisur nga keto rrethana masa e caktuar nga koleget e shkalles se pare u rrezua dhe ashtu si nje dite me pare i arrestuari Afrim Kica edhe dy te tjeret Luan e Fatos Rami u lane te lire. Ne vendimin e saj gjykata argumentoi se shfuqizoi vendimin e dhene nga Gjykata e Tiranes ne shkelje te hapur me ligjin pasi pergjimi parandalues i kryer nga SHISH ne baze te ligjit shqiptar nuk konsiderohet si prove ne gjykate. Sipas gjykates Prokuroria dhe Policia kane perdoruar gabimisht dhe ne shkelje te ligjit vendimin e pergjimit per te tre te arrestuarit. Gjate seances ashtu si dhe dy dite me pare avokati Alfred Duka kerkoi lirimin e klienteve te tij duke e konsideruar si te paligjshem arrestimin e tyre dhe akuzen se kane kercenuar me vrasje liderin e PS-se Edi Rama. Sipas tij nuk kemi te bejme me nje arrestim ne flagrance pasi asnje nga klientet e tij nuk ka qene duke u pergatitur te vrasin Edi Ramen diten pas porteses se 21 janarit apo dhe ne protesten e dyte. Njeri nga te arrestuarit eshte arrestuar ne gjume ne fshatin e tij ndersa te tjeret duke ngrene e pire. Ne kete menyre avokati Duka hodhi poshte edhe deklarimin e prokurorit se klientet e tij jane kapur ne flagrance pasi ishin pergatitur te vrisnin Ramen. Gjithashtu avokati Duka rrezoi edhe akuzen e Prokurorise dhe pergjimet e SHISH sepse ato kane efekt parandalues dhe nuk mund te konisderohen prove ligjore sepse nuk jane marre ne menyren e duhur. Pra pergjimet e datave 21 janar deri ne daten 27 janar te bera nga SHISH konsiderohen te pavlefshme per efekt hetimor. Nje tjeter element i rendesishem sipas avokatit eshte edhe fakti se disa biseda te bera nga te arrestuarit kane qene ne kuadrin e bisedimeve ne efekt alkooli dhe nuk mund te merren aspak si kercenime. Ndersa sms-ja e derguar ne celularin e liderit te PS-se nuk ka pasur kercenim brenda eshte derguar me numer te identifikueshem dhe me emrin e personit qe i eshte djegur automjeti. Gjykata e Apelit me vendimin e sotem dhe te djeshem nuk vendosi vetem lirimin e te mbrojturve prej meje por shfuqizoi teresisht vendimin e gjykates se Shkalles se Pare. Pergjimet parandaluese kryhen me vendime te vecanta por ato ne kuptimin procedurial nuk kane asnje vlere ligjore. Permbajtja e mesazhit ka pasur te beje me demtimin e makines dhe zhdemtimin e saj tha avokati Duka. Keto pretendime te avokatit jane marre parasysh edhe gjate vendimit te gjykates ndersa u rrezua kerkesa e prokurorit per ti lene Luan e Fatos Ramin ne burg me afat 30 dite. Tre te sapoliruarit Afrim Kica Luan e Fatos Rami jane arrestuar nga policia per shkak te disa pergjimeve te vena ne dispozicion te policise nga SHISH si dhe nje sms-je kercenuese qe i kishte shkuar kreut te PS-se Edi Rama. Keta shtetas jane mbajtur ne vezhgim dhe jane pergjuar nga strukturat e SHISH nje procedure kjo qe nuk eshte marre parasysh si prove nga gjykata. Keta shtetas akuzohen se kane kercenuar se do vrisnin Edi Ramen nderkohe qe njeri prej tyre i ka derguar nje sms liderit te PS-se ku i kerkohej demshperblim per makinen e djegur te Piramida gjate demostrates se dhunshme te 21 janarit. Ky informacion ka shkuar te SHISH i cili ka filluar pergjimin e shtetasve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›