E Diel, 1 Nëntor 2026

Bombardimet e 1999 ambasada kineze ne Beograd ishte shenjester legjitime e NATO-s

Memoaret e ish presidentit te Kines zbardhin te verteten ambasada ishte vene ne sherbim te kunderzbulimit serb pasi Milloshevici i ofroi Pekinit pjese te kapura te nje avioni sekret te SHBA-ve. Kerkesa e faljes sa per sy e faqe

Ish-presidenti i Kines Gjiang Xemin Jiang Zemin ka pranuar ne memoaret e pabotuara se njesitet e kunderzbulimit te Serbise po fshiheshin brenda ambasades se Kines ne Beograd kur NATO-ja e bombardoi ate ne vitin 1999.

Memoaret raportohet te thone se Gjiang e kishte pranuar kerkesen personale te ish-liderit serb Sllobodan Milloshevic qe te strehoje personelin kyc te inteligjences ndersa 14 serbe dhe tre shtetas kineze e humben jeten nga bombarduesit amerikane.

Megjithese Shtetet e Bashkuara kerkuan falje per sulmin i cili nxiti demonstrata antiperendimore ne Kine duke e fajesuar cakun e gabueshem qe e pati percaktuar CIA Qeveria kineze asnjehere nuk e pranoi kete shpjegim.

Tash nje reviste ne gjuhen kineze ne Hong Kong ka publikuar ato per te cilat thote se jane rrefimet mbi bombardimet te shkruara nga 85-vjecari Gjiang i cili u largua nga posti ne vitin 2004.

Revista thote se Gjiang ka shprehur keqardhje perse i ka lejuar serbet te strehohen brenda misionit diplomatik te Kines dhe beson se ky ka qene gabim serioz politik.

Memoaret thuhet se tregojne se sa shume e xhindosur ka qene Qeveria kineze per ti heshtur protestat e saj pasi amerikanet privatisht kishin paraqitur deshmi per komunikimet elektronike serbe brenda ambasades se Kines.

Pazari diplomatik duket se ka qene ai qe amerikanet tia shpetonin fytyren Kines duke kerkuar falje per gabimin ndersa kinezet kishin lejuar qe protesta ne rruge te qetesohet pa ndonje dhune.

Sipas revistes lsquoQiansao Pararoja e cila citon bashkepunetoret e ish-presidentit kinez dhe anetaret e familjes se tij Gjiang beson se bombardimi i shkaterroi marredheniet me Bill Klintonin presidentin e atehershem te Shteteve te Bashkuara.

Ai duket se kishte luajtur bixhoz por kishte humbur sepse kishte shikuar nje mundesi per ti marre krahun Rusise e cila kishte refuzuar ti ndihmoje Milloshevicit qe ky i fundit ti mbroje asetet e inteligjences.

Revista pohon se kinezet tashme i kishin derguar pajisje sekrete per raketat toke-ajer ish-Jugosllavise permes Libise. Kur filloi fushata ajrore Ministria e Mbrojtjes e Jugosllavise departamenti i informacionit dhe selia e policise te gjitha u shkaterruan nga bombat e NATO-s shkruan revista duke cituar memoaret e ish-liderit kinez.

Sllobodan Milloshevici edhe nje here i pati kerkuar Gjiangut te lejoje qe sektoret kyce te inteligjences se ushtrise te strehohen ne bodrumin e ambasades se Kines qe te vazhdonin operimin. Lideri kinez ishte dakorduar.

Me intensifikimin e bombardimeve te NATO-s Ministria e Jashtme e Kines e kishte pyetur ish-liderin Gjiang nese mund ta terheqe gjithe personelin nga Beogradi por ai i kishte urdheruar qe te mbetet aty si shenje e solidaritetit me Milloshevicin thuhet ne memoare.

NATO-ja e bombardonte Serbine qe ti terheqe forcat e saj nga Kosova e cila synonte pavaresine. Per Kinen luftimi i separatisteve te saj ne Tibet dhe Ksingjiang ishte ceshtje e perkrahjes parimore te Qeverise ne Beograd.

Megjithese kjo nuk pranohet ne memoare ka pasur edhe nje arsye tjeter per involvimin e Kines ne anen e Serbise. Revista thote se agjentet e Milloshevicit i kishin dorezuar Kines pjese te sistemit te navigacionit dhe te aeroplanit Stealth te padukshem amerikan F-117 i cili u rrezua ne Ballkan. Muajin e kaluar Kina i befasoi amerikanet duke e zbuluar aeroplanin e saj luftarak me cilesi te ngjashme. Bombardimi ne Beograd eshte njera nga dy keqardhjet ne memoaret e ish presidentit kinez thote revista Qiansao. Keqardhja e dyte eshte vendimi i tij per ta shtypur grupin ndermjetesues Falun Gong.

Gazetaret kineze besojne se thekset e revistes per memoaret jane autentike duke u nisur nga pervojat e mehershme se dokumentet e ngjashme te zyrtareve te larte apo memoaret fillimisht jane shfaqur ne Hong Kong.

E pyetur per pohimet e revistes NATO-ja iu referua nje deklarate te Xhejmi Shia Jamie Shea zedhenes i atehershem i aleances i cili sulmin ne maj 1999 e quajti nje gabim tragjik. Ne diten e njejte i pyetur nese NATO-ja kishte prova per bashkepunimin ndermjet serbeve dhe ambasades kineze zedhenesi ushtarak i aleances gjeneral-majori Valter Jerc u pergjigj Une vetem do te spekuloja... por nuk do ta bej kete.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›